Kategoria: allianz SE

Nga Olsi Çoku* Procesi i përafrimit të së drejtës shqiptare të shoqërive tregtare me acquis-in e Bashkimit Evropian po hyn në një fazë më konkrete. Në kuadër të Kapitullit 6 të negociatave, “E drejta e shoqërive tregtare”, Këshilli i Ministrave miratoi projektligjin “Për statutin e shoqërive evropiane (SE)”, i mbështetur në Rregulloren (KE) nr. 2157/2001.