Kategoria: 7 lekë

Konflikti në Lindjen e Mesme po reflekton me shpejtësi në tregun shqiptar. Këtë të premte, çmimi i naftës ka pësuar sërish rritje. Në shumicën e pikave të karburanteve ajo shitet me çmimin 182 lekë/litër. Megjithatë, ka edhe disa pika karburantesh me çmime më të larta, duke shkuar në 185, deri në 189 lekë për litër.