Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Bizneset përqafojnë inovacionin, Losha: Të krijohet një portal kombëtar për skemat mbështetëse

13:57 - Qershor 13, 2026

Sllovenia do të nisë ndarjen e energjisë për familjet dhe bizneset më 1 korrik

13:47 - Qershor 13, 2026

Arrihet marrëveshja, pasagjerët më shumë të drejta në rastet e shtyrjes ose anulimit të fluturimeve

13:44 - Qershor 13, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Ekskluzive/ Rriten me 500 deri në 5 mijë lekë më shumë tarifat e shërbimeve të Kadastrës

10:23 - Korrik 31, 2025 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Këshilli i Ministrave pritet të miratojë tarifa të reja të rritura  për shërbimet e Kadastrës, pas përditësimit më të fundit që i është bërë VKM-së përkatëse në shkurt të vitit 2021.

Burime nga Kadastra i thanë Ekofin.al se tarifat do të pësojnë një rritje të ndjeshme që varion nga 500 lekë për disa shërbime deri në 5000 lekë të reja për të tjera.

Kështu për shembull, regjistrimi i kontratave të shitjes, të dhurimit, të shkëmbimit, të heqjes dorë nga pronësia, pjesëtimi i pasurisë etj. do të kushtojë 5000 lekë me tarifat e reja, nga 3500 që kushton aktualisht, pra një rritje me 30%.  Tarifa e regjistrimit të aktit të trashëgimisë do të dyfishohet, nga 1000 lekë do të bëhet 2000 lekë.

Tarifat për regjistrimet e kontratave në procesin e kredimarrjes dhe hipotekimit do të pësojnë rritjen më të madhe në vlerë, deri në 5000 lekë më shumë.

Kështu, regjistrimi i kontratës se hipotekës për garantimin e kredisë se dhënë nga banka apo institucion tjetër kredidhënës, për kredi me vlerë deri në 1 milion lekë do të kushtojë 8000 lekë nga 7500 që ishte deri më sot; e njëjta kontratë por për shumën e kredisë deri në 10 milionë lekë do të kushtojë 17,000 nga 15,000 që ishte dhe regjistrimi i një njëjtës kontratë për kredi me vlerë mbi 10 milionë lekë do të kushtojë 30 mijë lekë ose 5 mijë lekë më shumë nga aktualisht, raporton ekofin.al.

Edhe lëshimi i certifikatave dhe vërtetimeve të pronësisë, që janë edhe dokumentet më të kërkuara dhe të përdorshme do të kushtojnë më shumë, ku tarifa për certifikatën e pronësisë do të kushtojë 3 mijë lekë ose dyfishin e tarifës së mëparshme.

Parashikohet që Agjencia Shtetërore e Kadastrës të rrisë në mënyrë të ndjeshme të ardhurat vjetore nga tarifat me rreth 35% më shumë.

Si me vendimin e mëparshëm, ashtu edhe me vendimin e ri, regjistrimi i një sërë aktesh janë të detyrueshme për t’u kryer brenda afateve të përcaktuara në legjislacion, përndryshe, për çdo ditë vonesë, aplikohet një kamatëvonesë prej 10% e tarifës. Gjithsesi, kamatëvonesa nuk mund të tejkalojë shumën 300 mijë lekë.

Gjithashtu, pritet të ndryshojnë edhe afatet se si disa institucione shtetërore të përcaktuara në vendim i shlyejnë detyrimet ndaj ASHK-së për shërbimet që marrin. Vendimi parashikon ndërprerjen e shërbimit nga ASHK-ja deri në përmbushjen e detyrimeve, në rast se ato nuk shlyhen në kohë. /ekofin.al

Artikull i Ekofin.al
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ekofin.al”, shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Ekofin Media
Ekofin Media
ASHK kadastra pronësia regjistrimi rritje tarifat
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Bizneset përqafojnë inovacionin, Losha: Të krijohet një portal kombëtar për skemat mbështetëse

13:57 - Qershor 13, 2026

Arrihet marrëveshja, pasagjerët më shumë të drejta në rastet e shtyrjes ose anulimit të fluturimeve

13:44 - Qershor 13, 2026

Furnizimi me energji, ndërprerjet dhe rastet e kompensimit, çfarë parashikon rregullorja e ERE

13:24 - Qershor 13, 2026
View 1 Comment

1 Comment

  1. Pingback: Nga 4 gushti qytetarët dhe bizneset do paguajnë më shumë për veprimet në Kadastër - Ekofin

Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Bizneset përqafojnë inovacionin, Losha: Të krijohet një portal kombëtar për skemat mbështetëse

gazetar_113:57 - Qershor 13, 20260

Nga Mirilda Tili Gati gjysma e ndërmarrjeve shqiptare me mbi 10 të punësuar kanë investuar…

Furnizimi me energji, ndërprerjet dhe rastet e kompensimit, çfarë parashikon rregullorja e ERE

13:24 - Qershor 13, 2026

Nafta ulet me 5 lekë, Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve

12:12 - Qershor 13, 2026

Gener 2 për “Blue Borgo”: Projekti plotësisht i ligjshëm, investim për turizmin e qëndrueshëm dhe shton 300 mijë m² gjelbërim

11:50 - Qershor 13, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

13:57 - Qershor 13, 2026

Bizneset përqafojnë inovacionin, Losha: Të krijohet një portal kombëtar për skemat mbështetëse

13:24 - Qershor 13, 2026

Furnizimi me energji, ndërprerjet dhe rastet e kompensimit, çfarë parashikon rregullorja e ERE

12:12 - Qershor 13, 2026

Nafta ulet me 5 lekë, Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve

Bizneset përqafojnë inovacionin, Losha: Të krijohet një portal kombëtar për skemat mbështetëse

13:57 - Qershor 13, 2026

Sllovenia do të nisë ndarjen e energjisë për familjet dhe bizneset më 1 korrik

13:47 - Qershor 13, 2026

Arrihet marrëveshja, pasagjerët më shumë të drejta në rastet e shtyrjes ose anulimit të fluturimeve

13:44 - Qershor 13, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter