Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Bizneset përqafojnë inovacionin, Losha: Të krijohet një portal kombëtar për skemat mbështetëse

13:57 - Qershor 13, 2026

Sllovenia do të nisë ndarjen e energjisë për familjet dhe bizneset më 1 korrik

13:47 - Qershor 13, 2026

Arrihet marrëveshja, pasagjerët më shumë të drejta në rastet e shtyrjes ose anulimit të fluturimeve

13:44 - Qershor 13, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Qytetarët dhe bizneset do paguajnë më shumë për veprimet në Kadastër

09:29 - Gusht 5, 2025 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Nga data 4 gusht 2025, të gjithë qytetarët dhe subjektet private do të duhet të paguajnë tarifa më të larta për shërbimet e Kadastrës.

Sikundërse raportoi ekofin.al, tarifat e shërbimeve janë rritur me 500 – 5000 lekë.

Vendimi, i botuar në Fletoren Zyrtare parashikon se regjistrimi i kontratave të shitjes, të dhurimit, të shkëmbimit, të heqjes dorë nga pronësia, pjesëtimi i pasurisë etj. do të kushtojë 5000 lekë me tarifat e reja, nga 3500 që kushton aktualisht, pra një rritje me 30%. Tarifa e regjistrimit të aktit të trashëgimisë do të dyfishohet, nga 1000 lekë do të bëhet 2000 lekë.

Tarifat për regjistrimet e kontratave në procesin e kredimarrjes dhe hipotekimit do të pësojnë rritjen më të madhe në vlerë, deri në 5000 lekë më shumë.

Kështu, regjistrimi i kontratës se hipotekës për garantimin e kredisë se dhënë nga banka apo institucion tjetër kredidhënës, për kredi me vlerë deri në 1 milion lekë do të kushtojë 8000 lekë nga 7500 që ishte deri më sot; e njëjta kontratë, por për shumën e kredisë deri në 10 milionë lekë do të kushtojë 17,000 nga 15,000 që ishte dhe regjistrimi i një njëjtës kontratë për kredi me vlerë mbi 10 milionë lekë do të kushtojë 30 mijë lekë ose 5 mijë lekë më shumë nga aktualisht, raporton ekofin.al.

Edhe lëshimi i certifikatave dhe vërtetimeve të pronësisë, që janë edhe dokumentet më të kërkuara dhe të përdorshme do të kushtojnë më shumë, ku tarifa për certifikatën e pronësisë do të kushtojë 3 mijë lekë ose dyfishin e tarifës së mëparshme.

Institucionet publike dhe shoqëritë aksionare me kapital shtetëror që janë në proces likuidimi do të paguajnë vetëm 1/10 e tarifave standarde për shërbimet kadastrale, sipas vendimit nr. 389, datë 13.5.2020, me përjashtim të rasteve të regjistrimit të pasurive.

Ato janë të detyruara të përfshijnë në projektbuxhet shpenzimet për këto shërbime. Në rastet e shpronësimeve për interes publik, tarifa kadastrale përfshihet në shpenzimet procedurale të subjektit përfitues (publik apo privat). Lehtësimi i tarifave do të jetë në fuqi për një periudhë njëvjeçare nga hyrja në fuqi e vendimit. Pas kësaj periudhe, institucionet publike do të paguajnë tarifat e plota të shërbimeve kadastrale.

/ekofin.al

 

Artikull i Ekofin.al
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ekofin.al”, shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Ekofin Media
Ekofin Media
kadastrale Shërbimi shitjet tarifat vendimi
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Bizneset përqafojnë inovacionin, Losha: Të krijohet një portal kombëtar për skemat mbështetëse

13:57 - Qershor 13, 2026

Arrihet marrëveshja, pasagjerët më shumë të drejta në rastet e shtyrjes ose anulimit të fluturimeve

13:44 - Qershor 13, 2026

Furnizimi me energji, ndërprerjet dhe rastet e kompensimit, çfarë parashikon rregullorja e ERE

13:24 - Qershor 13, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Bizneset përqafojnë inovacionin, Losha: Të krijohet një portal kombëtar për skemat mbështetëse

gazetar_113:57 - Qershor 13, 20260

Nga Mirilda Tili Gati gjysma e ndërmarrjeve shqiptare me mbi 10 të punësuar kanë investuar…

Furnizimi me energji, ndërprerjet dhe rastet e kompensimit, çfarë parashikon rregullorja e ERE

13:24 - Qershor 13, 2026

Nafta ulet me 5 lekë, Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve

12:12 - Qershor 13, 2026

Gener 2 për “Blue Borgo”: Projekti plotësisht i ligjshëm, investim për turizmin e qëndrueshëm dhe shton 300 mijë m² gjelbërim

11:50 - Qershor 13, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

13:57 - Qershor 13, 2026

Bizneset përqafojnë inovacionin, Losha: Të krijohet një portal kombëtar për skemat mbështetëse

13:24 - Qershor 13, 2026

Furnizimi me energji, ndërprerjet dhe rastet e kompensimit, çfarë parashikon rregullorja e ERE

12:12 - Qershor 13, 2026

Nafta ulet me 5 lekë, Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve

Bizneset përqafojnë inovacionin, Losha: Të krijohet një portal kombëtar për skemat mbështetëse

13:57 - Qershor 13, 2026

Sllovenia do të nisë ndarjen e energjisë për familjet dhe bizneset më 1 korrik

13:47 - Qershor 13, 2026

Arrihet marrëveshja, pasagjerët më shumë të drejta në rastet e shtyrjes ose anulimit të fluturimeve

13:44 - Qershor 13, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter