Author: gazetar_1
Edhe pse ka mendime pro dhe kundër për çdo pozicion gjumi, është një mënyrë që mjekët e theksojnë si më të mirën. Fjetja me shpinë është parë si një nga mënyrat më të shëndetshme për trupin. Në fakt, të gjithë e kanë nisur gjumin me shpinë, që kur kanë qenë bebe, kështu që pse të mos e praktikosh edhe në moshë të rritur? Arsyeja pse mjekët rekomandojnë këtë pozicion, në krahasim me çdo pozicion tjetër (përmbys, majtas apo djathtas) është për shkak se ky lloj pozicioni ka më shumë të mira se të këqija. Të gjithë ata që flenë me…
Titujt e shoqërisë së mikrofinancës NOA janë bërë të parët tituj joqeveritarë që listohen zyrtarisht në Bursë. Procesi është finalizuar përmes një ceremonie të posaçme, pas emetimit dhe ofertimit për publikun e gjerë, ku sipas burimeve nga tregu interesi për blerjen e tyre ka qënë shumë i lartë. I pranishëm në këtë ceremoni, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i AMF, Ervin Mete, theksoi se janë dashur jo pak përpjekje për të arritur deri këtu, ndërsa uroi që ky hap të shërbejë si shembull për t’u ndjekur nga kompani të tjera, publike ose private. Ligjet e reja për tregjet e kapitalit…
Banka e Shqipërisë ka vendosur që të mbajë të pandryshuar normën bazë në 3%. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha në një konferencë për shtyp se informacioni i ri i marrë në analizë sugjeron se ekonomia shqiptare ka vijuar të rritet në gjysmën e parë të vitit, ndonëse me ritme më të ngadalta në krahasim me periudhën paraardhëse. Në të njëjtën kohë, inflacioni ka ardhur në rënie, duke pasqyruar më së shumti rënien e inflacionit të importuar. Në tërësi, këto zhvillime kanë qenë në linjë me trendet aktuale në ekonominë botërore dhe në përputhje me pritjet tona. Po…
Një pjesë e konsiderueshme godinash dhe prona publike, nuk janë të regjistruara në regjistrin e kontabilitetit duke sjellë rrezik të lartë për tjetërsimin e tyre. Kontrolli i Lartë i Shtetit është duke bërë një auditim të thelluar në këtë drejtim, që përfshin një sërë institucionesh, në mënyrë që të merren masa për regjistrimin e tyre. Ndërsa rezultojnë gjithashtu afro 15 mijë hektarë tokë bujqësore pa titull pronësie. Diskutimet u bënë në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë gjatë prezantimit të raportit vjetor të Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2022, sipas të cilit dëmi në buxhet për shkak të shkeljeve në…
Studentët e mjekësisë që do të regjistrohen në vitin e parë, do të jenë të detyruar të punojnë 5 vite pas mbarimit të studimeve për të marrë diplomën. Ky vendim është bërë publik sot nga kreu i qeverisë Edi Rama i cili shpjegoi për mediat se nuk është kusht por është formati i ri i universitetit të ri të mjekësisë për sa i përket marrjes së diplomës. “Çdo student i mjekësisë që do të hyjë në universitetin e mjekësisë do të duhet paraprakisht të njihet me faktin që studimet i ka aq sa janë dhe për t’u pajisur me diplomë…
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, i ka bërë apel të rinjve të zgjedhin Universitetin Bujqësor për të studiuar. Ajo tha se sektori i bujqësisë është prioritet për zhvillimin e vendit dhe kjo duhet të reflektohet në shifrat e studentëve të cilët zgjedhin degët e bujqësisë. Në konferencën e mbajtur pas mbledhjes së qeverisë, ministrja solli në vëmendje vendimin e fundit të Qeverisë shqiptare, që tashmë ofron mbështetje financiare prej 40 000 lekë në muaj për studentët e rinj që zgjedhin të studiojnë në disa programe prioritare, ku përfshihet edhe dega e Bujqësisë. “I ftoi të rinjtë që…
Gjysma e territorit të Shqipërisë, 13 mijë e 416 km 2 është monitoruar rregullisht nga Satelitët Albania 1, Albania 2, duke ofruar informacione të vlefshme për institucionet si zjarret, përmbytjet, ndërtimet pa leje apo dhe evidentimin e territoreve ku mbillet Kanabisi. Kryeministri Edi Rama bëri me dije se dy satelitëve Albanian 1 dhe 2 i janë shtuar edhe 8 të tjerë për të sjellë imazhe më të qarta pa asnjë kosto shtesë, të ofruara nga Kompania Hapësinore. Sipas Ramës monitorimi me satelit e bën të pamundur korrupsionin. “Përpos atyre 2 satelitëve kemi edhe 8 të tjerë pa asnjë kosto. Kemi…
Shqipëria po kthehet në atraksion turistik për tregun gjerman. Në vitin 2022, numërohen mbi 188 mijë vizitor gjerman të cilët zgjodhen Shqipërinë për të kaluar pushimet e tyre, tendencë kjo që vazhdon edhe këtë vit. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka deklaruar se “jehona e prezantimit të Shqipërisë në ITB Berlin, panairin më të madh të turizmit në botë, vazhdon të ngjallë interes”. Përmes rrjeteve sociale Kumbaro ka dhënë detaje edhe nga takimi i zhvilluar një ditë më parë në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit me një përfaqësi të anëtarëve të Shoqatës së Tour-Operatorëve gjermanë (DRV), kryesuar nga…
Ndjesia e lodhjes na shoqëron në një pjesë të madhe të jetës. Puna, shkolla, angazhimet familjare dhe miqësore mund të bëhen nxitës të rregullt të lodhjes. Të qenit të lodhur herë pas here nuk është shkas për shqetësim, por lodhja e vazhdueshme lë pasoja në organizëm. 7 arsyet përse ndiheni të lodhur gjatë verës: Anemia Lodhja e shkaktuar nga anemia vjen si rezultat i mungesës së rruazave të kuqe të gjakut. Këto të fundit transportojnë oksigjenin nga mushkëritë në inde e qeliza. Anemia shkaktohet nga mungesa e hekurit, vitaminave, humbja e vëllimit të gjakut, gjakderdhja, artriti, tumoret dhe problemet me…
Ndërtimi i lotit 3 të rrugës Berat – Ballaban do të kushtojë 2.2 mld lekë. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka lidhur kontratën me kompaninë Albavia, që është shpallur fituese e tenderit mbi kufirin e lartë monetar, ndërkohë që referuar dokumenteve të tenderit kohëzgjatja e punimve do të jetë 24 muaj. Rruga ka një gjatësi totale prej 58 km, ndërkohë që loti 3 për të cilin është lidhur kontrata përfshin një segment prej 16 kilometrash. Sipas përshkrimit gjatë hapjes së garës, aktualisht sipërfaqja e rrugës është jashtëzakonisht e dëmtuar. “Kalimi i veturave nëpër këtë pjesë është i vështirë deri dhe i pamundur,…
