Author: gazetar_1

Pas disa muajsh pune intensive janë publikuar në Fletoren Zyrtare shtesat e pagave që do të bëhen për administratën publike. Veç shtesave fikse që do të jepen mbi bazën e pozicionit të punës, vendimi parashikon edhe një shtesë të dytë, të bazuar te vjetërsia në punë. Duket se ka qenë pikërisht kjo pikë që ka vonuar aplikimin e vendimit për faktin se çdo institucion duhej të bënte të detajuar përllogaritjen për secilin punonjës të tij. Referuar vendimit, veç shtesës fikse të pagës, shtesa për vjetërsi në punë jepet në masën: -0.6% pas çdo viti pune për 10 vitet e para…

Read More

Ambasadorja e Shteteve të bashkuara të Amerikës (SHBA) znj. Yuri Kim, ka mbajtur të fundit konferencë për shtyp pak përpara largimit të saj nga kjo detyrë. Në bilancin e punës së saj në Shqipëri Kim vlerësoi progresin e reformës në drejtësi, marrëdhëniet ekonomike dhe atofushën ushtarake mes Shqipërisë dhe SHBA-ve. Në lidhje me situatën e krijuar në kampin e MEK Ashraf 3, dhe nësë shqipëria duhet t japë fund kësaj marëveshje duke qënë se janë ngritur dyshime se muxhahedinët kanë kryer aktivitete të paligjshme kibernetike ambasadorja amerikane tha se: Yuri Kim: Ky është një vendim që duhet ta marrë Qeveria Shqiptare.…

Read More

Shqipëria renditet në vendin e 17 në botë nga 146 shtete, në Indeksin e hendekut Gjinor të vitit 2023, të publikuar nga Forumi Ekonomik Global. Hendeku gjinor në Shqipëri është më i ulët se të gjitha vendet e rajonit, por lë pas edhe disa vende të zhvilluara të Europës, si Italia, Danimarka apo Spanja. Në raport me vitin e mëparshëm, Shqipëria është përmirësuar me 1 pozicion. Shqipëria, deri tani, ka mbyllur 80% të hendekut gjinor, nga 91.2% që e ka shteti me më pak diferenca gjinore në botë, që është Islanda dhe 68.4% që është mesatarja globale. Gratë shqiptare renditen…

Read More

Nga Irena Beqiraj Legalizimi i kanabisit mjeksor duket që është një trend botëror edhe industria e kanabisit në botë parashikohet që deri në 2030 të këtë një përfitueshmëri mesatare vjetore mbi investimin rreth 20.4% . Por gjithësesi lipset një përpjekje për të analizuar nëse legalizimi i kultivimit të kanabisit do të rrisë ekonominë edhe punësimin në Shqipëri sic pretendojnë politikëbërsit . Në këto raste analizat ekonomike janë thelbësore për një politikë të mirë publike, pasi ato ofrojnë informacion rreth masës në të cilën një politikë është ekonomikisht e favorshme . Edhe lajmi i parë negativ është se nuk gjendet as…

Read More

Në Shqipëri, çmimet ishin sa 61.3% e mesatares së Bashkimit Europian, sipas të dhënave të raportuara nga INSTAT. Ndërsa në raport me shtetet e tjera të rajonit, Shqipëria është e dyta relativisht më e shtrenjtë, pas Serbisë, që ka një tregues prej 62.8%. Në Malin e Zi, çmimet janë sa 60.4% e mesatares së Bashkimit Europian, në Bosnjë-Hercegovinë 57.6, ndërsa më e lira në rajon është Maqedonia e Veriut, me 51%. Më të shtrenjta se mesatarja europiane në Shqipëri janë bulmeti (111.7%), vaji (106.7), Pijet joalkolike (108%) elektroshtëpiake (122%), sipas Eurostat. Më i lirë është duhani me 44%. Ndonëse kanë…

Read More

Javën e kaluar, Prishtina njoftoi se po bllokonte kamionët me targa serbe që të hynin në Kosovë për atë që e përshkroi si një arrestim të rremë të tre policëve kosovarë nga autoritetet serbe. Kamionistët nga Kosova që nuk mund të hyjnë në Serbi po protestojnë duke bllokuar kufirin, duke shpresuar se kjo do të përshpejtojë vendimin e Prishtinës për anulimin e masës që ndalon kalimin e kamionëve me mallra serbe dhe kamionëve me targa serbe. Nga Kraljeva deri në vendkalimin Jarinje, ka gjithsej 700 kamionë me mallra që presin të kalojnë në krahinën jugore. Kosova është një territor i…

Read More

Çmimet gjermane të energjisë janë aq të larta sa disa kompani po mendojnë të largohen krejtësisht nga vendi, sipas Siegfried Russwurm, kreu i Federatës Gjermane të Industrisë (BDI). Ai u shpreh gjithashtu se “Shumë kompani në pronësi familjare kanë plane shumë operacionale për t’u zhvendosur,” duke shtuar se kushtet aktuale të biznesit në Gjermani kishin krijuar një “koktej” pengesash për kompanitë. “Shumë biznese me seli në Gjermani po ecin mirë globalisht, por ato po luftojnë me operacionet në vendin e tyre,” shtoi ai, duke renditur burokracinë dhe administrimin e ngadaltë si presione shtesë me të cilat përballen kompanitë në klimën…

Read More

Qeveria e Polonisë ka propozuar një rritje rekord të pagës minimale kombëtare prej më shumë se 23%, një lëvizje që ka shqetësuar ekonomistët se kjo do të përkeqësojë inflacionin dyshifror. Partia në pushtet Ligj dhe Drejtësi (PiS) njoftoi plane javën e kaluar për të rritur pagën minimale mujore prej 3,490 zloty (859,60 dollarë) tashmë e vendosur të rritet nga 1 korriku në 4,242 zloty në janar 2024 dhe 4,300 zloty në korrik 2024. Qeveria po kërkon një mandat të tretë në detyrë, një arritje e paprecedentë në historinë demokratike të Polonisë, ndërsa vendi shkon drejt zgjedhjeve këtë vjeshtë. Sondazhi i fundit…

Read More

Borxhi neto i sektorit publik të Mbretërisë së Bashkuar në maj tejkaloi 100% të PBB-së së vendit për herë të parë që nga viti 1961, tha të mërkurën Zyra për Statistikat Kombëtare. Borxhi neto i sektorit publik, duke përjashtuar atë të bankave të kontrolluara nga shteti, arriti në 2.567 3.28 trilionë dollarë, që arriti në 100.1% të PBB-së. Huamarrja e qeverisë në maj arriti në 20.045 miliardë paund, zbuloi ONS, duke tejkaluar pritshmëritë e konsensusit prej 19.5 miliardë paund nga një sondazh i Reuters me ekonomistët. Kjo shënoi një rënie prej 3 miliardë paund nga shifra e prillit, por ishte…

Read More

Dollari amerikan ka regjistruar sërish rënie këtë mëngjes pasi në raport me një ditë parë ka humbur sërish pikë duke u blerë sot me 97.3 lekë dhe duke u shitur me 98.3 lekë sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha europiane gjithashtu e ka nisur këtë të mërkurë në vlera negative duke shënuar zbritje të ndjeshme të kuotës nga një ditë më parë teksa është blerë sot me 106.4 lekë dhe është shitur me 107.3 lekë. Franga zvicerane ka pasur edhe ajo një luhatje negative nga një ditë më parë pasi ka pasur edhe ajo një zbritje të kuotës mëngjesin e…

Read More