Author: gazetar_1
Akademia e Studimeve Albanologjike ka depozituar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë, kërkesë-padi për hapjen e procesit gjyqësor ndaj Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Në këtë kërkesë-padie kërkohet shfuqizimi i vendimit të Këshillit të Ministrave “Për mbylljen e veprimtarisë së Akademisë së Studimeve Albanologjike dhe riorganizimin e instituteve kryesore të saj” dhe marrjen e masës së sigurimit të padisë duke vendosur pezullimin e zbatimit të aktit deri në përfundim të procesit. Më 12 qershor 2023, Senati Akademik i Akademisë së Studimeve Albanologjike vendosi ndjekjen e procesit ligjor kundër aktit të paprecedent…
Sektori i Prokurimeve Publike duhet çliruar pasi mungon transparenca, kështu ka deklaruar nga foltorja e Kuvendit, Jorida Tabaku. Deputetja demokrate ka rezervat e saj për këtë sektor dhe theksoi se mungon informacioni për hapat që ndiqen nga momenti i shpalljes së tenderit. Tabaku: Kam bërë disa propozime për ta ndryshuar mënyrën e sistemit. Kam kërkuar nga institucionet të gjithë informacionet dhe hapat që ndiqen që nga momenti kur shpallet tenderi për një punë publike të caktuar. Sot këto nuk janë publike. Përqendrimi i prokurimeve publike në një institucion të vetëm besoj që do ta rrisin konkurrencën në këtë sektor. Sot…
Dollarin amerikan mund ta blini sot me 97.2 lekë dhe ta shisni me 98.2 lekë. Ndërsa euro blihet me 106.3 lekë dhe shitet 107.2 lekë. Paundi britanik sot blihet me 123.2 lekë dhe shitet me 124.5 lekë. Franga zvicerane këmbehet sot në blerje me 107.7 lekë, ndërsa në shitje me 108.6 lekë. Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 73.3 lekë dhe në shitje me 75 lekë.
Gjatë konferencës “Financa e Gjelbër në Evropën Juglindore: Zhvillimi i Kapaciteteve dhe një Taksonomi”, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, ka deklaruar ndryshimet klimatike përbëjnë një kërcënim serioz për mirëqenien e njerëzve dhe shëndetin e planetit tonë. Këto rreziqe, qofshin ato fizike – për shkak të ngjarjeve ekstreme të motit – ose kalimtare, janë komplekse për t’u kuptuar dhe vlerësuar. “Ky kompleksitet thellohet në mungesë të një gjuhe ose taksonomie të përbashkët, si dhe të të dhënave të mjaftueshme dhe modeleve empirike e metodave për të vlerësuar këto rreziqe, natyra e të cilave është e sigurt, por shtrirja dhe…
Shqipëria është vendi më bujqësor i Europës, për shkak të madhësisë së sektorit në ekonomi (rreth 20% e PBB-së me 2021) dhe kontributit në punësim, por nga ana tjetër ka ndër çmimet më të larta të bulmetit në Europë. Në vitin 2022 vendi ynë u rendit ndër vendet europiane me çmimin më të lartë të produkteve të bulmetit dhe të vezëve në një publikim i fundit i Eurostat mbi të dhënat e konsumit për frymë në vendet e BE-së dhe ato kandidate me 2022. Çmimet e bulmetit dhe vezëve ne Shqipëri ishin sa 111.7 për qind e mesatares se vendeve…
Menjëherë sapo mori zyrtarisht detyrën e kryetarit të Bashkisë Shkodër, Benet Beci ka nisur punën me pastrimin e qyetit nga inertet dhe mbetjet e rrugëve kryesore. Angazhimi i tij nuk ka kaluar pa i rënë në sy Kryeministrit Edi Rama, i cili ka publikuar pamje nga qyteti. Rama shkruan se “Shkodra e pastër, prioriteti i parë i emergjencës, ka nisur të jetësohet nga Beneti për çlirimin e çdo rruge të qytetit nga regjimi i plehrave që mbulonin kazanët”. Kreu i Bashkisë së Shkodrës, Bene Beci i cili u betua të hënën për marrjen e kësaj detyre ka theksuar se pastërtia…
Drejtoresha e përgjithshme e INSTAT-it, Elsa Dhuli deklaroi sot se rezultatet e para të Censit të Popullsisë dhe Banesave që do të nisë më 18 shtator, do të dalin në qershor të vitit 2024. Gjatë prezantimit të raportit vjetor në Komisionin për Ekonominë dhe Financat, Dhuli e konsideroi thelbësore në suksesin e Censit, qasjen pozitive dhe pjesëmarrjen e popullatës. “Suksesi i Cens-it varet nga qasja pozitive dhe pjesëmarrja e popullatës në të. Prandaj, gjatë vitit 2023 do t’i kushtohet një vëmendje e veçantë zbatimit dhe monitorimit të strategjisë së komunikimit, elementë bazë të së cilës janë komunikimi me palët e…
Ekipi i Fondit Monetar Ndërkombëtar në përfundim të misionit në Tiranë u shpreh se ekonomia e Shqipërisë ka shfaqur qëndrueshmëri përballë goditjeve të njëpasnjëshme, ndërsa këtë vit, rritja ekonomike pritet rreth 3 %, e mbështetur nga kërkesa e qëndrueshme konsumatore, turizmi dhe aktiviteti i ndërtimit. Në deklaratën e misionit të FMN-së thuhet se misioni mbështet angazhimin e autoriteteve për konsolidim fiskal, ndërkohë që theksohet se rritjet e ardhshme të pagave në sektorin publik duhet të shoqërohen me masa domethënëse për të ardhurat dhe përfitime në efikasitetin e sektorit publik. “Synimi i Bankës së Shqipërisë për të vijuar normalizimin e politikës…
Këshilli i Ministrave miratoi ndryshimet në ligjin “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të cilat i hapin rrugë punësimit të pensionistëve, duke iu hequr detyrimin e pagimit të kontributeve. “Përjashtohen nga detyrimi për të paguar kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore përfituesit e pensionit të pleqërisë, që vetëpunësohen si të vetëm në sektorin privat”, thuhet në nenin 2 të projektligjit. Në ligj, thuhet se përfituesit e pensionit të pleqërisë, të cilët, ndërkohë që tërheqin këstin mujor të pensionit janë të punësuar ose të vetëpunësuar në sektorin privat, nuk u njihet periudha e punësimit si periudhë sigurimi, për efekte përfitimi…
Rreth tetë milion pasagjerë pritet të vizitojnë Shqipërinë përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit. Zëvendëskryeministrja njëherësh dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi sot nga Golemi, Durrës, se fluksi më i lartë i pasagjerëve do të jetë përgjatë sezonit veror. Një e dhënë e Organizatës Botërore të Turizmit e renditi Shqipërinë të tretën në botë dhe në vend të parë në Europë, sa i takon rritjes turistike gjatë tremujorit të parë të vitit, krahasuar me periudhën përpara pandemisë, duke paralajmëruar kështu edhe një sezon të suksesshëm veror. Numri i shtetasve të huaj që vizituan Shqipërinë gjatë vitit 2022 arriti…
