Autor: Ekofin
Ndërmarrjet prodhuese dhe sektori i tregtisë me shumicë e pakicë (H-B-R) rezultojnë si fushat me numrin më të lartë të masave administrative të vendosura nga inspektimet për shkak ankese, duke dominuar si në paralajmërime ashtu edhe në gjoba. Të dhënat e Inspektoratit të Punës tregojnë se këta sektorë përfaqësojnë jo vetëm peshën kryesore në tregun
Administrata publike vijon të vetëvlerësohet në nivele shumë të larta edhe gjatë vitit 2025, pa shënuar ndryshim real krahasuar me një vit më parë, duke ngritur pikëpyetje mbi efektivitetin dhe besueshmërinë e sistemit të vlerësimit të performancës. Sipas raportit të Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, në vitin 2025 janë vlerësuar gjithsej 10,181 nëpunës civilë.
Administrata Tatimore ka ndërmarrë një aksion të gjerë në sektorin e ndërtimit dhe agjencive imobiliare, duke intensifikuar kontrollet në terren, veçanërisht në qytetin e Vlorës. Kontrollet në agjencitë imobiliare, të kombinuara me analizën e thelluar të të dhënave të siguruara nga pajisjet kompjuterike të sekuestruara dhe sistemet e brendshme CRM, kanë sjellë rezultatet e para
Kryeministri Rama ka deklaruar sot se është vendosur një skemë e rritjes së përvitshme të pensioneve dhe se po përgatitet edhe një kolonë e re mbështetëse për sistemin e pensioneve. Në podkastin “Flasim – Mes valëve të detit dhe fushës së blertë”, kryeministri u shpreh se skema aktuale e rritjes së pensioneve është e stabilizuar
Gjermania dhe Italia kanë propozuar krijimin e një kuadri rregullator të BE-së për stablecoin-et, me qëllim forcimin e mbrojtjes së tregjeve financiare dhe zhvendosjen e debatit nga niveli teknik në atë politik. Dy vendet po shtyjnë për kompetenca të reja të gjera që do të lejonin bllokimin e operatorëve të huaj të stablecoin-eve nga tregu
Komisioni Evropian po shqyrton vendosjen e një takse mbi fitimet e tepërta të kompanive të naftës dhe gazit, në kushtet kur çmimet e energjisë janë rritur ndjeshëm për shkak të luftës me Iranin. Nisma vjen pas kërkesës së Austrisë, Gjermanisë, Italisë, Portugalisë dhe Spanjës për një “ndarje më të drejtë të barrës”, duke rikthyer një
Çmimet e banesave në BE u rritën me 5.5% në tremujorin e katërt të vitit 2025 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Disa vende regjistruan rritje shumë më të forta, duke kaluar 10%. Ekspertët e sektorit theksojnë se përmirësimi i kushteve të financimit, veçanërisht stabilizimi i normave të interesit, ka qenë një faktor
Kompanitë e udhëtimit Rome2Rio dhe Omio po integrohen me OpenAI, duke u dhënë mbi 900 milionë përdoruesve javorë të ChatGPT akses të menjëhershëm në itinerare, çmime dhe opsione transporti në mbarë botën. Nga vrapimi për të kapur avionin te ankthi gjatë fluturimit për mënyrën si të arrish në hotel në një vend të huaj, stresi
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se nga 1 janari i këtij viti ka nisur një fazë e re e rritjes së pagave në vend, me një drejtim të qartë për rritjen reale të të ardhurave dhe mbrojtjen e fuqisë blerëse. Në episodin e radhës të podkastit “Flasim – Mes valëve të detit dhe fushës së
Zëvendëspresidenti i SHBA-ve JD Vance tha se bisedimet maratonë me Iranin nuk çuan në një marrëveshje për t’i dhënë fund përfundimisht luftës. “Kemi qenë në bisedime për 21 orë dhe kemi zhvilluar një sërë diskutimesh thelbësore me iranianët. Ky është lajmi i mirë,” tha Vance gjatë një daljeje për shtyp në Islamabad. “Lajmi i keq