Bonusi i fundvitit për pensionistët ka nisur të shpërndahet. Kjo gjë është bërë e ditur nga Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja.
Sipas Gonxhes, deri në orën 10:00 janë shpërndarë 19566 bonuse, nga të cilët 13712 bonuse 15 mijë lekë për pensionet nën 20 mijë lekë, invalidët dhe pensionet familjare, si dhe 5854 bonuse 10 mijë lekë për pensionet mbi 20 mijë.
Bonusi mund të tërhiqet në çdo pikë të Postës Shqiptare ose banka të nivelit të dytë deri më 30 qershor 2025.
