Banka Botërore ka lënë një sërë rekomandimesh për përmirësimin e klimës dhe zhvillimin e vendit, disa prej të cilave përfshijnë investime urgjente në disa fusha kryesore. Përmirësimi i hapësirave të gjelbra është një prej tyre, që konsiston në rritjen e mbulimit me vegjetacion, si dhe krijimin e të ashtuquajturave kopshte të shiut.
Është shumë e rëndësishme të investohet në në masat e parandalimit të përmbytjeve urbane, si dhe përmirësimi i sistemit të kullimit urban duke përdorur zgjidhje të bazuara në natyrë, thuhet në raport.
Po kështu, rekomandohen investimet në infrastrukturën e ujit për filtrimin dhe ripërdorimin, si dhe stacionet e pompimit, si dhe duke ngritur infrastrukturë të posaçme për shmangien e përmbytjeve. Në këtë pikë, gjithashtu, shikohet si tepër urgjente efikasiteti dhe qëndrueshmëria e furnizimit me ujë.
Shqipëria duhet të fuqizojë kontrollet për shpyllëzimet e paligjshme si dhe të marrë masa ripyllëzimi për zonat e dëmtuara nga zjarri, si dhe të mbajë në kontroll erozionin bregdetar.
Nisur nga fakti se bujqësia është një nga sektorët kryesorë të ekonomisë, rekomandohet krahas modernizimit të ujitjes edhe skema për përdorimin e energjisë së rinovueshme për bujqësi me vlerë të lartë prodhimi, i cili do të lejonte familjet dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të instalojnë sistemet diellore dhe të erës me kapacitet deri në 500 kW për konsum vetjak.
Banka Botërore gjithashtu rekomandon krijimin e një platforme për të mbledhur informacionin mbi llojin e tokës, të dhënat hidrometeorologjike, duke përfshirë edhe përdorimin e plehrave dhe pesticideve.
Të gjitha këto përpjekje duhet të harmonizohen me objektivat për promovimin e ushqimit të qëndrueshëm. Një vëmendje e veçantë duhe t’i kushtohet krijimi të një kanali të dedikuar për shitje nga gratë fermere, së bashku me informacionin dhe fushata rekrutimi të tyre.
Ndërsa sa i përket energjisë dhe dekarbonizimit, Banka Botërore rekomandon përfundimin e liberalizimit të tregut të energjisë elektrike, duke përfshirë heqjen graduale të rregullimit të çmimeve dhe forcimin e institucioneve rregullatore. Në vijim është e rëndësishme rritja e taksave të karburantit dhe taksave të tjera mjedisore për nivelet e BE-së, por duke forcuar masat e mbrojtjes sociale për konsumatorët vulnerabël krahas reformave të çmimeve.
Mbështetja e investimeve në energjinë e rinovueshme është gjithashtu një prioritet që Shqipëria duhet të ndjekë së bashku me ankandet për energjinë e prodhuar nga kapacitetet diellore dhe të erës./ekofin.al
