Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Suedia planifikon të ndalojë “kimikatet e përhershme” në produktet e përditshme, përpara BE-së

23:34 - Korrik 25, 2026

Renditja e pasurisë së të rriturve: Si krahasohet Evropa me vendet më të pasura të botës?

23:33 - Korrik 25, 2026

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

15:09 - Korrik 25, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Qeveria miraton indeksim për vitin 2021 për pensionet, por vetëm për ata që dalin në pension pas 1 korrikut 2023

08:12 - Korrik 20, 2023 Kryesore
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Në mbështetje të ligjit “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave miratoi sot koeficientin e indeksimit të bazës së vlerësuar të 2021 për llogaritjen e pensioneve.

Sipas relacionit që shoqëron këtë vendim, miratimi i indeksimit të bazës së vlerësuar të vitit 2021, me indeksin 8.9% të llogaritur bëhet sipas kritereve të përcaktuara të ligjit “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Indeksi i përcaktuar sipas këtij vendimi, aplikohet për rivlerësimin e bazës së vlerësuar të arritur nëpërmjet kontributeve të derdhura dhe rivlerësimeve të tyre, të kryera deri në vitin 2021, dhe zbatohet për efekt të llogaritjes së shumës fillestare mujore të pensioneve që do të caktohet me datë fillimi nga data 1 korrik 2023 e në vazhdim.

Sipas vendimit, indekset akumulative të bazës së vlerësuar, të arritur nëpërmjet pagave të periudhës 1994-2021, referuar kontributeve të derdhura sipas muajve në këtë periudhë dhe pagave referuese sipas punëve dhe profesioneve, e përcaktuar me vendimin e Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e pagave referuese për llogaritjen e pensioneve”, të ndryshuar, sipas viteve, janë sipas shtojcës I, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Pas aplikimit të indeksit të vitit 2021, baza e vlerësuar për efekt të llogaritjes së shumës fillestare mujore të pensioneve, që do të caktohen me datë fillimi nga data 1 korrik 2023, nuk mund të jetë më e lartë se: trefishi i pagës minimale në shkallë vendi, prej 40 000 lekësh, për pagat e periudhës nga viti 1994 deri në 31.12.2001; paga maksimale në shkallë vendi, prej 176 416 lekësh, e përcaktuar për pagat nga viti 2002 e në vazhdim.

Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi për zbatimin e formulës së caktimit të pensioneve, aplikohen vetëm për pensionet që caktohen me datë fillimi nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi e në vazhdim dhe përballohen brenda buxhetit vjetor të miratuar për Institutin e Sigurimeve Shoqërore.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 korrik 2023.

Ekofin Media
Ekofin Media
indeksim pensionet qeveria viti 2021
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

15:09 - Korrik 25, 2026

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

12:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

11:05 - Korrik 25, 2026
Komento

Comments are closed.

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

gazetar_215:09 - Korrik 25, 20260

Policia Kufitare e Sarandës dhe Kakavijës njofton qytetarët se dogana greke në Pikën e Kalimit…

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

12:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

11:05 - Korrik 25, 2026

Rimbursohen 750 mijë euro nga DIVA 2025, mbi 4,500 qytetarë kanë marrë kthimin e tatimit

09:23 - Korrik 25, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:09 - Korrik 25, 2026

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

12:05 - Korrik 25, 2026

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

11:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

Suedia planifikon të ndalojë “kimikatet e përhershme” në produktet e përditshme, përpara BE-së

23:34 - Korrik 25, 2026

Renditja e pasurisë së të rriturve: Si krahasohet Evropa me vendet më të pasura të botës?

23:33 - Korrik 25, 2026

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

15:09 - Korrik 25, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter