Zbatimi i Ligjit të ri për Tregtinë në Kroaci, ka ulur ndjeshëm numrin dhe vlerën e faturave fiskale në tregti për dy javët e para të korrikut, sipas të dhënave të Administratës Tatimore.
Që nga zbatimi i dispozitave të reja ligjore që kufizojnë funksionimin e dyqaneve, në sektorin e tregtisë me shumicë dhe pakicë janë lëshuar 5.02 milionë fatura me vlerë totale mbi 80 milionë euro, sipas të dhënave nga Administrata Tatimore.
Sipas të dhënave nga sistemi i fiskalizimit, thuhet se në muajin korrik, në tregtinë me shumicë dhe pakicë, si dhe në riparimin e mjeteve motorike dhe motoçikletave, janë fiskalizuar gjithsej 2.38 milionë fatura, vlera e të cilave ka arritur në 37,5 milionë euro.
Krahasuar me javën e parë të korrikut të vitit të kaluar, kur janë lëshuar gjithsej 3.03 milionë fatura fiskale, me një vlerë totale prej 44.5 milionë euro, më 2 korrik të këtij viti janë lëshuar 650.6 mijë fatura më pak ose 21.4 %, me vlerë më të vogël se 16 % ose 7.03 milionë euro.

