Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj, së bashku me ambasadorin e Japonisë në vendin tonë, Takada Mitsuyuki zhvilluan një vizitë në kompaninë “Sews Cabind Albania”, degë e grupit japonez “Sumitomo”, që prej 4 vitesh operon në Shqipëri në sektorin automotiv.
Kjo kompani ka 1500 të punësuar.
Ibrahimaj shprehu besimin se kapitali njerëzor është burimi më i çmuar që duhet ruajtur, nxitur dhe inkurajuar për t’u aftësuar dhe për të qenë më i mirëpaguar.
Sipas saj, politikat që po zbatojmë, veçanërisht në rritjen e pagave do t’i shërbejnë vizionit edhe të investitorëve të huaj për të shtuar kapitalin njerëzor.
Gjithashtu kjo politikë, tha ministrja, i shërben rritjes së punësimit të të rinjve që përcjellin frymën novatore.

