Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Këshilli i BE-së autorizon nisjen e negociatave për heqjen e roaming-ut për Ballkanin Perëndimor

16:16 - Qershor 4, 2026

Bitcoin bie në 61 mijë dollarë, humbi 25% të vlerës në një muaj

15:29 - Qershor 4, 2026

Shqipëria përballë motit ekstrem, çfarë mbrojtjeje ofron sigurimi i pronës dhe biznesit

14:38 - Qershor 4, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

INSTAT: Rezultatet e para të censit të popullsisë në qershor 2024

07:03 - Qershor 22, 2023 Kryesore
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Drejtoresha e përgjithshme e INSTAT-it, Elsa Dhuli deklaroi sot se rezultatet e para të Censit të Popullsisë dhe Banesave që do të nisë më 18 shtator, do të dalin në qershor të vitit 2024.

Gjatë prezantimit të raportit vjetor në Komisionin për Ekonominë dhe Financat, Dhuli e konsideroi thelbësore në suksesin e Censit, qasjen pozitive dhe pjesëmarrjen e popullatës.

“Suksesi i Cens-it varet nga qasja pozitive dhe pjesëmarrja e popullatës në të. Prandaj, gjatë vitit 2023 do t’i kushtohet një vëmendje e veçantë zbatimit dhe monitorimit të strategjisë së komunikimit, elementë bazë të së cilës janë komunikimi me palët e interesuara dhe publikun në përgjithësi. Fushata e komunikimit do të promovojë Censin duke informuar publikun për qëllimin e tij, si dhe do të ndihmojë në forcimin e besueshmërisë së të dhënave dhe institucioneve përgjegjëse për prodhimin e tyre. Fushata përfshin përdorimin e të gjithë instrumenteve mediatik, kanalet e transmetimit dhe teknikave të tjera të komunikimit”, tha ajo.

Sipas saj, numërimi në terren i popullsisë dhe banesave do të fillojë me datë 18 shtator 2023 dhe do të vazhdojë për një periudhë gjashtëjavore, deri më 28 tetor 2023.

“Rezultatet e para do të publikohen në qershor të vitit 2024, ndërsa ato të detajuara në nivel rajonal do të publikohen në dhjetor të vitit 2024”, tha Dhuli.

Për Cens-in, do të angazhohen afro 7800 persona si anketues, kontrollor dhe mbikëqyrës në të gjithë territorin e vendit.

Për të llogaritur nivelin e besueshmërisë dhe cilësinë e të dhënave të mbledhura, duke përdorur modele statistikore të rekomanduara nga organizatat ndërkombëtare, pas numërimit në terren, INSTAT-i do të organizojë anketën e pas Censit.

Ekofin Media
Ekofin Media
censi instat popullsia
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Këshilli i BE-së autorizon nisjen e negociatave për heqjen e roaming-ut për Ballkanin Perëndimor

16:16 - Qershor 4, 2026

Dëmi mjedisor do të matet me kritere të reja, qeveria hedh në konsultim dy projektvendime

14:35 - Qershor 4, 2026

Nafta shtrenjtohet sërish, Bordi i Transparencës rrit çmimin me 4 lekë për litër

13:31 - Qershor 4, 2026
Komento

Comments are closed.

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Këshilli i BE-së autorizon nisjen e negociatave për heqjen e roaming-ut për Ballkanin Perëndimor

gazetar_116:16 - Qershor 4, 20260

Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar të enjten hapjen e negociatave me Kosovën, Shqipërinë, Bosnjë-Hercegovinën,…

Dëmi mjedisor do të matet me kritere të reja, qeveria hedh në konsultim dy projektvendime

14:35 - Qershor 4, 2026

Nafta shtrenjtohet sërish, Bordi i Transparencës rrit çmimin me 4 lekë për litër

13:31 - Qershor 4, 2026

Mbrojtja e të dhënave personale në epokën e Inteligjencës Artificiale, Komisioneri organizon tryezë diskutimi me sektorin financiar

13:28 - Qershor 4, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

16:16 - Qershor 4, 2026

Këshilli i BE-së autorizon nisjen e negociatave për heqjen e roaming-ut për Ballkanin Perëndimor

14:35 - Qershor 4, 2026

Dëmi mjedisor do të matet me kritere të reja, qeveria hedh në konsultim dy projektvendime

13:31 - Qershor 4, 2026

Nafta shtrenjtohet sërish, Bordi i Transparencës rrit çmimin me 4 lekë për litër

Këshilli i BE-së autorizon nisjen e negociatave për heqjen e roaming-ut për Ballkanin Perëndimor

16:16 - Qershor 4, 2026

Bitcoin bie në 61 mijë dollarë, humbi 25% të vlerës në një muaj

15:29 - Qershor 4, 2026

Shqipëria përballë motit ekstrem, çfarë mbrojtjeje ofron sigurimi i pronës dhe biznesit

14:38 - Qershor 4, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter