Vega Group, një nga kompanitë më të mëdha të projektimit dhe zbatimit në Shqipëri, e specializuar në prodhimin e energjisë elektrike për banesa, subjekte tregtare dhe industriale nëpërmjet instalimeve në çati dhe parqeve fotovoltaike, është partneri kryesor mbështetës i edicionit të tretë të Panairit të Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër, që zhvillohet në 20-21 Nëntor 2024 në Tiranë.
Vega Group ka në përbërjen e saj pesë kompani, mes të cilave edhe Vega Solar, Vega Energy, Vega Electric dhe Vega Charging, të mbështetur nga një ekip me ekspertizë teknike, me mbi 160 punonjës dhe me mbi 200 projekte të realizuara. Tashmë kompania, bazuar në suksesin e arritur në tregun vendas, ka nisur edhe implementimin e projekteve të rëndësishme për energjinë e rinovueshme edhe jashtë kufijve të Shqipërisë.
Edicioni i tretë i panairit dedikuar energjisë dhe ekonomisë së gjelbër, organizuar nga Iceberg Exhibitions, do të mbledhë bashkë ekspertët dhe profesionistët më të mirë të fushës, nga vendi, rajoni dhe më gjerë, për të diskutuar mbi trended më të reja dhe nevojën për të diversifikuar më tej burimet e energjisë.
Panairi do të trajtojë tema thelbësore si energjia e rinovueshme, efiçienca e energjisë në të gjitha sektorët, efiçienca e ndërtimit, ndikimi mjedisor dhe ekonomia qarkulluese. Këto diskutime synojnë të nxisin kuptimin dhe veprimin mbi këto çështje urgjente.
Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të angazhohen me prodhues dhe furnizues të teknologjive, produkteve dhe shërbimeve inovative. Ky ndërveprim është thelbësor për nxitjen e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të njohurive.
Eventi do të theksojë rëndësinë e praktikave të qëndrueshme në sektorët e energjisë dhe ndërtimit, duke synuar të nxisë rritjen dhe zhvillimin ekonomik.
Aktiviteti kryesor i panairit, forumi i energjisë që do të organizohet ditën e parë të panairit më 20 Nëntor, do të ketë mbi 30 folës të rëndësishëm për sektorët dhe më shumë se 500 pjesëmarrës. /ekofin.al
