Financial Times dhe Statista kanë prezantuar edicionin e parë të renditjes së Kompanive me Rritjen më të qëndrueshme në Evropë. Renditja tregon bizneset që kanë ruajtur rritjen e tyre në mënyrë konstante, pavarësisht shqetësimeve për dinamizmin ekonomik të kontinentit. Në renditje janë përfshirë 300 kompani evropiane me normën më të lartë të rritjes vjetore gjatë 10 viteve, nga 2013 deri në vitin 2023, një periudhë që përfshin pasojat e krizës financiare dhe pushtimin e Ukrainës.
Mes 50 kompanive më të mira të cilat kanë ruajtur ritmin e rritjes rezulton edhe Iute Group. Më herët agjencia ndërkombëtare e vlerësimit Fitch Ratings ka caktuar një vlerësim “B-” për obligacionet e kompanisë fintech Iute Group. Kjo kompani e themeluar në vitin 2008 në Estoni është e specializuar në financimin e konsumatorëve, shërbimet e pagesave dhe produktet e sigurimit. Grupi i shërben klientëve në Shqipëri, Bullgari, Moldavi dhe Maqedoninë e Veriut. Iute financon portofolet e saj të kredisë përmes kapitalit, depozitave dhe obligacioneve të listuara në bursat e Frankfurtit dhe Nasdaq Baltic.
Vendi me më shumë kompani në listë ishte Gjermania (74), e ndjekur nga Italia (55) dhe Britania e Madhe (48). Sektori më i përfaqësuar deri tani ishte IT & Software, me 14.7 % të kompanive të renditura, ndjekur nga Ndërtimi dhe Inxhinieria me 7.3% dhe Logjistika e Transporti me 6.7 %. Lista e cila u përpilua nga kompania kërkimore Statista, nuk është domosdoshmërisht një reflektim i madhësisë së ekonomive të vendeve. /financial times
