OpenAI prezantoi ChatGPT Search, një evolucion i prototipit SearchGPT i zbuluar këtë verë. I përfshirë në platformën ChatGPT të OpenAI, ChatGPT Search është projektuar për t’u dhënë “përgjigje në kohë” pyetjeve, thotë OpenAI, duke u mbështetur te një sërë burimesh në internet.
Falë një versioni të përmirësuar të modelit GPT-4o të OpenAI, ChatGPT Search jep informacione dhe foto nga web, si rezultate sportive, lajme, kuota të aksioneve e shumë e shumë të tjera, së bashku me linke dhe burime të rëndësishme – në këtë pikë ju mund të bëni pyetje të mëtejshme për t’u thelluar në një kërkim në vijim.
ChatGPT do të zgjedhë të bëjë një kërkim në web në bazë të asaj që është kërkuar nga përdoruesi, ose përdoruesi mund të zgjedhë të bëjë manualisht kërkimin, duke klikuar tek ikona e re e kërkimit në web.
Përdoruesit e ChatGPT Plus dhe Team do të kenë akses në ChatGPT Search nga telefoni dhe në web, ndërsa klientët e korporatave dhe ata të fushës së arsimit do të kenë akses në ChatGPT Search në javët e ardhshme, ndjekur nga përdoruesit pa pagesë.
OpenAI zbuloi edhe një opsion shtesë të browser-it për ta bërë ChatGPT Search motorin e parazgjedhur të kërkimit të Chrome. /tech crunch
