Në vitet e fundit, pagat për herë të parë kanë pasur një tendencë më serioze të rritjes, por kjo është kryesisht rezultat i masave administrative, rritjes së pagës minimale dhe rritjeve në sektorin publik, si dhe daljes së fuqisë punëtore jashtë vendit.
Në mënyrë që pagat të rriten realisht, ekonomia duhet të rritet. Vitet e fundit, të ardhurat e punëtorëve janë rritur me një ritëm më të shpejtë se ekonomia. Kjo rezulton me një rënie të produktivitetit. Produktiviteti llogaritet sipas formulës së raportit ndërmjet Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe numrit të të punësuarve.
Përveç produktivitetit të ulët, shkalla e papunësisë është ende një faktor kufizues për rritjen e pagave.
Në dhjetë vitet e fundit, paga mesatare në Maqedoninë e Veriut është rritur rreth 94%.
Paga mesatare në gusht 2014 ishte 21.217 denarë, ndërsa sipas njoftimit të fundit të Entit Shtetëror për Statistikat, paga mesatare në gusht 2024 është 41.097 denarë (668 euro).
Punëtorët në Serbi marrin mesatarisht 836 euro në muaj, në Bosnje dhe Hercegovinë marrin 710 euro, në Mal të Zi 861, në Kroaci 1324 dhe në Slloveni 1495 euro në muaj.
