Kroacia po vijon të mbështesë përmes nismave dhe incentivave konkrete prodhuesit e energjisë së rinovueshme. Operatori Kroat i Tregut të Energjisë (HROTE) ka nisur një procedurë për dhënien e tarifave të quajtura “feed.in” për energjinë elektrike të prodhuar nga burimet e rinovueshme të energjisë.
Çmimi i garantuar i blerjes do të jepet për ndërtimin e termocentraleve diellore dhe hidrocentraleve, sipas thirrjes publike të publikuar nga Operatori Kroat i Tregut të Energjisë (HROTE).
Procesi i ndarjes së subvencioneve përbëhet nga dy faza. HROTE tani ka nxjerrë rregullat dhe një thirrje publike për kualifikime për pjesëmarrje në tenderin publik për tarifat nxitëse. Më pas, organi rregullator pritet të shpallë thirrjen për oferta.
Kuota për impiantet fotovoltaike me kapacitet nga 50 kW deri në 200 kW secili është 10,000 kW, ndërsa vlera referente e tarifave feed-in është 84.66 EUR/MWh.
Çmimi i garantuar i blerjes për hidrocentralet me kapacitet individual nga 50 kW deri në 200 kW është 165.12 EUR/MWh dhe kuota është 1000 kW.
Vetëm pronarët e projekteve për instalimin e objekteve të reja kanë të drejtë aplikimi. Projektet e integruara fotovoltaike ose solare në ndërtesa, mund të kualifikohen vetëm nëse ndërtesa është ndërtuar në momentin e dorëzimit të ofertës.
Konsumatorët fundorë me prodhimin e tyre të energjisë elektrike dhe përdoruesit e termocentraleve për furnizimin e tyre nuk mund të aplikojnë për tarifa preferenciale “feed.in”, sipas thirrjes publike.
Faza e parë e procesit zgjat deri më 14 nëntor, pas së cilës HROTE do të hapë thirrjen për oferta. Afati i fundit për oferta është 15 ditë nga shpallja e thirrjes. /Përgatiti: ekofin.al
