Holanda ka mbajtur vendin e parë si vendi me sistemin më të mirë të pensioneve në botë, për shkak të bazës së fortë të aseteve dhe rregullimit shumë të shëndoshë, sipas Institutit Mercer CFA. Raporti krahasoi 48 vende në të gjithë botën dhe mori në shqyrtim më shumë se 50 tregues, duke ekzaminuar nivelin e përfitimeve, sa i përgatitur është një sistem për të ofruar në të ardhmen dhe sa mund t’i besohet.
Bazuar në këtë vlerësim, indeksi vlerësoi vendet nga A në D (dhe nga 0 në 100), me Holandën që shënoi ‘A’ edhe një herë pasi fitoi vendin e parë vitin e kaluar. Vende të tjera në këtë kategori që paraqesin një sistem pensionesh të klasit të parë janë Islanda, Danimarka dhe Izraeli.
Për sistemin e përgjithshëm të pensioneve, vendet e Europës veriore në përgjithësi u vlerësuan lartë, me Finlandën dhe Norvegjinë që zënë vendet e para në sondazh – aq lart sa Australia dhe Singapori. Kjo do të thotë që sistemet e tyre kanë një strukturë të shëndoshë dhe kanë një numër karakteristikash të mira.
Suedia, Britania e Madhe, Zvicra, si dhe Belgjika, Irlanda, Franca, Gjermania, Portugalia dhe Kroacia, gjithashtu morën nota të mira, ku kjo e fundit u përmirësua ndjeshëm që nga raporti i vitit të kaluar. Ndërkohë, disa nga sistemet më të këqija të pensioneve në botë gjenden në Afrikën e Jugut, Turqi, Filipine, Argjentinë dhe Indi, sipas Indeksit.
Kur këto vende analizohen për nivelin më të lartë të përfitimeve, Holanda kryeson renditjen, Franca vjen e dyta dhe Uruguai renditet i treti. Kur shqyrtohet qëndrueshmëria e sistemit të pensioneve, Islanda renditet në majë, e ndjekur nga Danimarka dhe Izraeli.
Qëndrueshmëria e sistemit të pensioneve duket të jetë më e dobëta në Austri, Itali dhe Spanjë. Interesante, bazuar në pikëzimin, sistemi i Turqisë (i dhënë 32.2 nga 100) është më i sigurt se do të ofrojë në planin afatgjatë sesa këto tre vende europiane. Sistemi është shumë i besuar në të gjithë Europën, me Finlandën që ka pikët më të larta dhe Polonia më të ulëtat në këtë kategori.
Raporti shton se pensionistët kanë nevojë për një mbrojtje afatgjatë nga rreziqet e ardhshme dhe se fokusi duhet të jetë në sigurimin e të ardhurave të rregullta gjatë viteve të pensionit. Rekomandime të mëtejshme përfshijnë fleksibilitet dhe praktika të tilla si inkurajimi i punonjësve të moshuar që të vazhdojnë të punojnë duke pasur akses në një pjesë të kursimeve të tyre të pensionit.
Rritja e moshës së pensionit shtetëror dhe inkurajimi i kursimeve private janë gjithashtu hapa të rëndësishëm për të siguruar sistemet e ardhshme të pensioneve, sipas raportit.

