Ushtarakët aktivë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë do të mund të përfitojnë nga trajtimi me pagë dhe shtesat mbi të, duke filluar nga 1 janari I vitit 2025. Kështu thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave, publikuar sot në Fletoren Zyrtare. Efektet financiare të vendimit do të përballohen nga fondet e miratuara për Ministrinë e Mbrojtjes.
Masat e shtesës reflektojnë kushtet e veçantë të punës dhe shërbimit për ushtarakët e shërbimit aktiv të personelit fluturues dhe mbështetës të fluturimeve të Forcave të Armatosura.
Në vendim parashikohet gjithashtu se funksionet organike për shërbimet tekniko-operacionale të radarëve përcaktohen sipas specifikimet të TOP, po kështu edhe funksionet organike për shërbimet mbështetëse në Detashmentit UAV, në bazat ajrore dhe në strukturat e tjera të FA.
Ushtarakët aktivë në pozicionet “Pilot Komandant Ekuipazhi -H” dhe “Pilot” të emëruar në strukturat e Forcave Ajrore apo në struktura të tjera të FA-së, shtesën e përcaktuar në vendim do ta përfitojnë vetëm në rast se ruajnë gatishmërinë e fluturimit dhe normave sipas Rregullores së Zhvillimit të Fluturimeve të Forcave Ajrore.







