Tuneli i Llogarasë që u hap gjatë muajit korrrik, do të jetë në funksion të qarkullimit të mjeteve deri në fund të tetorit.
Sipas ARRSH, nga 1 nëntori, mjetet do të lëvizin vetëm nga Qafa e Llogarasë.
Sipas informacioneve të publikuara edhe nga Ministria e Infrastrukturës, vetëm në 3 muaj në këtë tunel kanë kaluar 715 mijë makina.
Sikundër ishte deklaruar edhe më herët nga autoritetet, tuneli do të ishte i hapur vetëm gjatë sezonit veror, për t’i dhënë një shfryrje trafikut drejt plazheve të jugut.
Punimet në tunel nuk koniderohen të përfunduara, ndërsa afati final sipas kontratës është muaji dhjetor. Ndërsa nga viti tjetër, lëvizja do të jetë me pagesë, 5 euro për një kalim.
