Rritja globale e burimeve të rinovueshme do të tejkalojë objektivat aktuale të qeverive për vitin 2030. Kapaciteti global i burimeve të rinovueshme pritet të rritet me 2.7 herë deri në vitin 2030, duke tejkaluar ambiciet aktuale të vendeve me afro 25%, por gjithsesi nuk do të arrijë të trefishohet, një synim i vendosur nga afërsisht 200 shtete në samitin e klimës COP28.
Duke marrë parasysh politikat ekzistuese dhe kushtet e tregut, prodhimi mund të arrijë 5 500 gigavat (GW) kapacitete të reja të rinovueshme, duke u vënë në funksion në 2030. Kjo nënkupton që shtimet globale të kapaciteteve të rinovueshme do të vazhdojnë të rriten çdo vit, duke arritur pothuajse 940 GW në vit deri në vitin 2030, gati 70% më shumë se niveli rekord i arritur vitin e kaluar.
Panelet diellore dhe era së bashku përbëjnë 95% të gjithë rritjes së kapaciteteve të rinovueshme deri në fund të kësaj dekade, për shkak të zgjerimit së tyre në pothuajse të gjitha vendet.
Ritmi i fortë i progresit global në zgjerimin e burimeve të rinovueshme sinjalizon një mundësi për vendet që të zgjerojnë ambiciet e tyre në mbledhjen e radhës për Kontributet e Përcaktuara Kombëtare (NDCs) që pritet të mbahet në 2025.
Parashikimi i vitit 2030 ka dy nxitës kryesorë: panelet fotovoltaike diellore dhe Kina. Kina është e vendosur të mbajë pozicionin e saj si lider global i burimeve të rinovueshme, që përbën 60% të zgjerimit të kapacitetit global deri në vitin 2030. Vendi parashikohet të jetë prodhuesi i çdo megavati tjetër të të gjithë kapacitetit të energjisë së rinovueshme, që synohet në mbarë botën në vitin 2030. Kina ka tejkaluar objektivin 1 200 GW për panelet fotovoltaike diellore dhe erës gjashtë vjet më herët nga afati i synuar. /ekofin.al
