Tregtimi në bursën ALSE i obligacionit të vetëm privat të regjistruar po rritet gjatë këtij viti.
Sipas të dhënave të publikuara nga Bursa ALSE, deri në fund të muajit shtator vlera e tregtimit të obligacionit të institucionit financiar jobankë NOA arriti në 77 milionë lekë.
Viera e tregtimit dytësor të këtyre titujve është rritur me 157% krahasuar me vlerën totale të tregtuar gjatë vitit 2023. Megjithatë, obligacioni i NOA u emetua vetëm në në mesin e vitit 2023, ndërsa transaksionet e para të tregtimit në bursë u regjistruan në muajin gusht.
Çmimi I tregtimit u luhat në Intervailn midis 101.9% dhe 103.4% të vlerës nominale të obligacionit. Kjo tregon se Investitorët e kanë shitur titullin me fitim, duke marrë një çmim më të lartë se ai që kishin paguar për të.
Oferta e parë publike e titujve nga një subjekt privat në Shqipëri u hap më datë 24 maj 2023 dhe u mbyll në 21 qershor 2028. Shuma totale e nënshkruar e obligacionit ishte 500 milionë lekë. Obligacioni | NOA Ka një afat maturimi 5 vjeçar dhe një kupon fiks prej 8%.
Mbi një kupon fiks prej 8%, yield-II tregtimit dytësor i obligacionit të NOA këtë vit ka rezultuar më i ulët, në intervalin mes 7.74% dhe 7.85%.
Në transaksionin e fundit, të muajit shtator, obligacioni I NOA u tregtua afërsisht me një yield prej 7.75%, ndërsa në të njëjtën periudhë obligacioni 5-vjeçar i qeverisë shqiptare kuotohej në tregun dytësor (projekt! I obligacioneve reference) me 4.64%.
Mbi këtë bazë, primi I rrezikut të obligacionit të NOA vlerësohet
afërsisht 3.1%, prim ky relativisht i ulët, për një titull borxhi të varur (të nënrenditur).
Që nga emetimi vitin e kaluar, volumi | tregtimit dytësor të obligacionit të NOA ka arritur në më shumë se 100 milionë lekë. Kjo shumë përfaqëson mbl 20% të vlerës totale të emetimit të obligacionit.
Këto volume tregtimi janë të konsiderueshme dhe tregojnë se tregu ka Interes për instrumente alternative Investimi, përveç titujve të qeverisë shqiptare.
Pas hapit të parë të hedhur nga NOA, edhe subjekte të tjera po e konsiderojnë emetimin e obligacioneve me ofertë private. Madje, njëra prej bankave tregtare në vend është shprehur e gatshme për një hap të tillë. Problemi për momentin është se regjistrari i vetëm i titujve të sektorit privat në vend, ALREG, mund të ofrojë regjistrim dhe shlyerje të titujve vetëm në monedhën lekë. Por, banka në fjalë synon që emetimin ta bëjë në monedhën euro, sepse normat e interesit në monedhën europiane do të ishin më të ulëta. Regjistrari është në pritje të një zgjidhjeje nga Banka e Shqipërisë për të mundësuar shlyerjen e titujve në euro dhe kjo do t’i hapte rrugë një ofertë të dytë të titujve në tregun financiar shqiptar.
Sipas të dhënave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), portofoli i letrave të borxhit të shoqërive tregtare, i llogaritur si vlera e emetuar dhe ende e pashlyer, në fund të 6-mujorit 2024 arriti në më shumë se 21.7 millardë lekë. Vlera e obligacioneve të shoqërive tregtare është rritur me 6.2% që nga fillimi i vitit dhe me 56.4% krahasuar me mesin e vitit të kaluar.
Emetuesit kryesorë të obligacioneve korporative në Shqipëri janë në pjesën dërrmuese bankat dhe institucionet financiare. Bankat i kanë përdorur këto instrumente sidomos në funksion të nevojës për të rritur kapitalin rregullator. Në vitet e fundit, bankat janë përballur me një rritje graduale të kërkesa për kapital, me hyrjen në fuqi të shtesave makroprudenciale të kapitalit dhe të kuadrit rregullator plotësues, I lidhur me skemën e ndërhyrjes së jashtëzakonshme. Këto kërkesa të reja i kanë dhënë një shtysë edhe më të fortë rritjes së përdorimit të obligacioneve korporative./Monitor
