Kompania tregtare “Afri Group” hapi dyqanin e parë të markës “Just Cavalli” në Kosovë. Dyqani tashmë gjendet në qendrën tregtare “Prishtina Mall”. Ky është gjithashtu i pari dyqan “Just Cavalli” në rajon, u tha në njoftimin për shtyp të qendrës tregtare.
“Just Cavalli” është pjesë e kompanisë luksoze të modës Roberto Cavalli, por ndryshe nga marka kryesore e grupit ka për qëllim një audiencë më të re.
Sipas të dhënave të regjistrit të bizneseve, kompania “Afri Group” është themeluar në Fushë Kosovë në vitin 2016 dhe është e specializuar në shitjen me shumicë të ushqimeve, përfshirë edhe prodhimet e detit, si dhe në shitjen me pakicë të ushqimeve dhe veshjeve. Kompania zotërohet nga biznesmeni Xhevdet Mjeku.
