Për ata të cilët kanë bërë plane për fundjavën, kushtet atmosferike pritet të jenë kryesisht të qëndrueshme. Moti do të jetë me alternime vranësirash mesatare deri të dendura, këto të fundit të cilat janë më të theksuara në relievet malore në lindje të vendit. Po ashtu do të kemi intervale të herëpashershme me kthjellime.
Vranësirat do të pasohen me reshje lokale dhe të dobëta shiu në orët e mesditës dhe pasdites në lindje dhe në jug të vendit. Hera-herës në male do të kemi shtrëngata afatshkurtra të izoluara.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi 2-7m/s, hera-herës në lugina, male dhe bregdet fiton shpejtësi 4-11m/s shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë. Në orët e para të mëngjesit pritet të ketë mjegull, kryesisht në zonat luginore.
