Një skemë e re kombëtare për fermerët do të nisë në 1 tetor 2024 dhe aplikuesit mund të kenë përfitim brenda vitit. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Në funksion të skemës janë dhënë 500 milionë lekë nga buxheti i shtetit, pas miratimit të ndryshimeve të fundit të aktit normativ.
Skema e re synon të jetë një instrument për të fuqizuar dhe modernizuar aktivitetin bujqësor të fermerëve, blegtorëve dhe mbi të gjitha sektorin e peshkimit nëpërmjet akuakulturës. Afërsisht 50% e grantit do të shkojë për blegorinë dhe mbarështimin e kafshëve, si dhe për një investim risi në rrjetat antibreshër, nisur nga dëmet që pësuan prodhimet bujqësore vitin e kaluar. Një fokus të veçantë do të ketë akuakultura për të cilën synonet që brenda vitit 2030 Shqipëria të eksportojë 30 mijë ton peshk nga 9600 që eksporton aktualisht.
Aplikimi për marrjen e grantit do të ketë disa kritere, të cilat do të publikohen në faqen zyrtare të AZHBR-së.
