Juria ndërkombëtare zgjodhi dje studiot arkitekturore për dy projektet e para të Korporatës Shqiptare të Investimeve për 4 zhvillime të reja, të cilat do t’i hapin rrugë një qasjeje të re për ndërtimin e zyrave dhe krijimin e hapësirave të reja të shërbimeve bashkëkohore për administratën publike.
Për grupin e parë për lotin e parë për strukturën administrative u zgjodhën studiot “COLDEFY” (Francë) dhe “Snohetta” (Norvegji).
“Fasada është skematike dhe sugjerojmë ta hapni në të ardhmen. Ndërtesa juaj nuk është zgjedhur vetëm nga juria po dhe nga personat që do të punojnë aty”, u shpreh kreu i jurisë.
Për lotin e 2 u zgjodhën studiot “ANDREA CAPUTO” (Itali) dhe “SO-IL” (SHBA).
Për grupin e dytë për lotin një dhe dy u zgjodh e njëjta studio “BAUKUH” (Itali) dhe studio “Snohetta” (Norvegji).
Studiot pjesëmarrëse në konkurs për projektimin e godinave për administratën publike janë “Andrea Caputo” (Itali) dhe “So-il” (SHBA), “Coldefy” (Francë), “Embt Architects” (Spanjë), “Snohetta” (Norvegji), “Zaha Hadid” Architects (Britani e Madhe), “Archi-Tectonics” (SHBA), “Architecture Studio” (Francë), “Baukuh” (Itali), “Cook Research” (Britani e Madhe), “Mad Office” (SHBA)./ATSH
