Në gusht të këtij viti, eksportet shqiptare thelluan rënien në 18.2%, duke arritur në 22 miliardë lekë, dhe me një rënie prej 32.5% krahasuar me muajin e kaluar. Në të njëjtën kohë, importet arritën 69 miliardë lekë, me një rritje prej 1.9% krahasuar me vitin e kaluar dhe një ulje prej 19.4% krahasuar me korrikun e vitit 2024. Defiçiti tregtar është rritur në 46 miliardë lekë, një ngritje prej 15.6% në krahasim me gushtin e vitit të kaluar.
Në periudhën tetëmujor, eksportet janë ulur me 14.9%, ndërsa importet janë rritur me 3.2%. Rënia e eksporteve është ndikuar kryesisht nga grupet “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” dhe “Tekstile dhe këpucë”. Nga ana tjetër, importet janë rritur për grupet “Ushqim, pije, duhan” dhe “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi”. Eksportet kanë rënë më shumë me Italinë, Kosovën dhe Greqinë, ndërsa janë rritur me Gjermaninë, Kinën dhe Turqinë.
