Një anketë e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, e realizuar përmes Barometrit të Ballkanit tregoi se në vitin 2024 bizneset në Bosnje dhe Hercegovinë, Shqipëri dhe në Kosovë ishin më të kënaqura me klimën e biznesit. Në Bosnjë dhe Hercegovinë, 53% e bizneseve ishin të kënaqura, niveli më i lartë në rajon.
Bizneset në Shqipëri dhe Kosovë ndjekin me 47%. Në Shqipëri, 36% e bizneseve ishin neutrale dhe 18% ishin të pakënaqura. Në Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, vetëm 10% dhe 34% e bizneseve ishin të kënaqura.
Në Malin e Zi, 47% e bizneseve e vlerësuan situatën ekonomike si shumë të keqe dhe në Maqedoninë e Veriut, 33% ndanin të njëjtin shqetësim. Në Serbi, 36% e bizneseve ishin të kënaqura me klimën e biznesit, ndërsa 51% ishin neutrale dhe 14% ishin të pakënaqur.
Barometri i Ballkanit anketoi 1,200 biznese në rajon dhe analizoi çështje të rëndësishme si integrimi në BE, digjitalizimi dhe klima e investimeve, duke reflektuar progresin dhe sfidat e ekonomive të Ballkanit Perëndimor.
