Shqiptarët mund të kenë së shpejti një resort për ski me parametra evropiane në Korçë.
Lajmin e ka zbuluar vetë Kryeministri Edi Rama në episodin e parë të sezonit të tretë të podkastit “Flasim”, i cili synon që Shqipëria të jetë një destinacion turistik edhe në sezonin e dimrit.
“Së shpejti me ndihmën e Zotit, se nuk merret vesh çfarë ndodh të nesërmen në këtë jetë, por së shpejti do të nisim Resortin e parë të skive në zonën e Korçës. Është një projekt fantastik nga një grup investitorësh shumë seriozë nga Austria. Arkitektët janë austriakë, autorët e resorteve më të famshme të Austrisë e Zvicrës.”
Ky do të jetë resorti i parë i skive, i cili pritet që të tërheqë turistë vendas e të huaj, duke ndikuar gjithashtu në zhvillimin e mëtejshëm të zonës dhe në ekonominë lokale.
