Ky vit ka njohur një rritje të madhe të veprimeve dhe pagesave me bankë, duke filluar nga blerjet e mëdha të pasurive të paluajtshme, investimet e deri te pagesat e faturave të utiliteteve.
Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, për periudhën janar – gusht 2024, vlera e transaksioneve të kryera përmes Sistemit Shqiptar të Pagesave Ndërbankare (AIPS) arriti në 3.3 miliardë euro këtë vit. Ky sistem mundëson lëvizjen e parave në shuma të mëdha, në mënyrë të shpejtë dhe të sigurt ndërmjet bankave të shitësve dhe blerësve.
Shuma e transaksioneve kapi shifrën e 479 milionë euro, vlera më e lartë e regjistruar që prej fillimit të vitit, ndërsa numri total i tyre 206 mijë, duke kapërcyer me 52 mijë transaksione dhe 800 milionë euro më shumë vlerat e krahasuara me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.
Këto të dhëna pritet të përmbysen deri në fund vitit, ndërkohë që aktiviteti ekonomik dhe tregtar i kthehet ritmit të rregullt pas pushimeve verore.
