Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

DIVA 2025/ Tatimet publikojnë udhëzuesin, individët duhet të plotësojnë llogarinë bankare në e-Filing

14:46 - Korrik 27, 2026

Tatimet: Nga gjobat e inspektorëve te taksat vendore, çfarë falet deri më 31 dhjetor 2026

14:21 - Korrik 27, 2026

Pagë shtesë për zjarrfikësit dhe forcat e Emergjencave Civile: Në fund të vitit mbërrijnë edhe tre avionë të rinj

14:03 - Korrik 27, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Demo: Qeveria, masa për përmirësimin e trajtimit financiar të efektivëve të zjarrfikësve

13:19 - Korrik 27, 2026 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, deklaroi sot se Shqipëria po forcon kapacitetet e mbrojtjes civile për t’iu përgjigjur sfidave që sjellin ndryshimet klimatike dhe rritja e rrezikut nga zjarret, duke theksuar rëndësinë e gatishmërisë, koordinimit dhe investimit te burimet njerëzore.

Në aktivitetin e zhvilluar në Bazën Ajrore të Farkës, ku ishin të pranishëm Kryeministri Edi Rama, ministri i Punëve të Brendshme Besfort Lamallari, efektivë të zjarrfikësve dhe të Emergjencave Civile, Demo u shpreh se momentet e vështira tregojnë forcën e institucioneve dhe aftësinë e tyre për t’u përgatitur dhe për të reaguar në kohë.

“Sot mbrojtja civile moderne mbështetet te parandalimi, gatishmëria dhe koordinimi. Në Shqipëri, ndryshimet klimatike, temperaturat në rritje dhe zjarret gjithnjë e më të shpeshta e bëjnë të domosdoshëm forcimin e kapaciteteve dhe investimin te njerëzit”, tha Demo.

Demo solli në vëmendje situatën në disa vende të Bashkimit Evropian, si Spanja dhe Franca, të cilat sipas tij po përballen me zjarre të mëdha të nxitura nga valët ekstreme të të nxehtit dhe thatësira, duke sjellë evakuuime masive dhe angazhim të gjerë të strukturave të emergjencës.

Ministri Demo vlerësoi rolin e bashkive dhe të shërbimeve zjarrfikëse, duke i cilësuar ato si vijën e parë të reagimit në territor.

“Investimi te zjarrfikësit është investim i drejtpërdrejtë në sigurinë e qytetarëve. Asnjë sistem nuk është më i fortë sesa njerëzit që e mbajnë atë në këmbë”, u shpreh ai.

Demo theksoi se, krahas investimeve për rritjen e kapaciteteve operacionale, Qeveria ka ndërmarrë edhe masa për përmirësimin e trajtimit financiar të efektivëve të zjarrfikësve dhe të Forcave të Armatosura, në vlerësim të punës së tyre në kushte të vështira dhe angazhimit në terren.

Sipas tij, me Aktin Normativ të miratuar së fundmi janë njohur dhe miratuar detyrimet financiare që lidhen me orët shtesë të punës, si një shenjë vlerësimi për kontributin e strukturave të emergjencës.

Në përfundim, Demo nënvizoi se të gjitha institucionet përgjegjëse janë në koordinim të plotë për të përballuar situata të mundshme emergjente që mund të krijohen si pasojë e kushteve atmosferike./ATSH

Ekofin Media
Ekofin Media
Efektivët ervin demo masa qeveria zjarrfikes
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

DIVA 2025/ Tatimet publikojnë udhëzuesin, individët duhet të plotësojnë llogarinë bankare në e-Filing

14:46 - Korrik 27, 2026

Tatimet: Nga gjobat e inspektorëve te taksat vendore, çfarë falet deri më 31 dhjetor 2026

14:21 - Korrik 27, 2026

Pagë shtesë për zjarrfikësit dhe forcat e Emergjencave Civile: Në fund të vitit mbërrijnë edhe tre avionë të rinj

14:03 - Korrik 27, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

DIVA 2025/ Tatimet publikojnë udhëzuesin, individët duhet të plotësojnë llogarinë bankare në e-Filing

gazetar_114:46 - Korrik 27, 20260

Administrata Tatimore u ka bërë thirrje të gjithë individëve që rezultojnë me tatim të mbipaguar…

Tatimet: Nga gjobat e inspektorëve te taksat vendore, çfarë falet deri më 31 dhjetor 2026

14:21 - Korrik 27, 2026

Pagë shtesë për zjarrfikësit dhe forcat e Emergjencave Civile: Në fund të vitit mbërrijnë edhe tre avionë të rinj

14:03 - Korrik 27, 2026

Demo: Qeveria, masa për përmirësimin e trajtimit financiar të efektivëve të zjarrfikësve

13:19 - Korrik 27, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

14:46 - Korrik 27, 2026

DIVA 2025/ Tatimet publikojnë udhëzuesin, individët duhet të plotësojnë llogarinë bankare në e-Filing

14:21 - Korrik 27, 2026

Tatimet: Nga gjobat e inspektorëve te taksat vendore, çfarë falet deri më 31 dhjetor 2026

14:03 - Korrik 27, 2026

Pagë shtesë për zjarrfikësit dhe forcat e Emergjencave Civile: Në fund të vitit mbërrijnë edhe tre avionë të rinj

DIVA 2025/ Tatimet publikojnë udhëzuesin, individët duhet të plotësojnë llogarinë bankare në e-Filing

14:46 - Korrik 27, 2026

Tatimet: Nga gjobat e inspektorëve te taksat vendore, çfarë falet deri më 31 dhjetor 2026

14:21 - Korrik 27, 2026

Pagë shtesë për zjarrfikësit dhe forcat e Emergjencave Civile: Në fund të vitit mbërrijnë edhe tre avionë të rinj

14:03 - Korrik 27, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter