Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:40 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

13:39 - Korrik 23, 2026

Nafta 206 lekë/litri, kompanitë e transportit presin rimbursimin e parë dhe kërkojnë sërish

12:51 - Korrik 23, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Spitali i Durrësit kapet me shkelje në procedurat e prokurimit

12:33 - Korrik 23, 2026 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Agjencia e Prokurimit Publik (APP) ka evidentuar një tjetër rast me shkelje në procedurat e prokurimit në sektorin shëndetësor. Pas vendimeve të mëparshme për Spitalin Psikiatrik të Elbasanit dhe Spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, këtë herë në qendër të monitorimit është vendosur Spitali Rajonal i Durrësit, duke forcuar përshtypjen se institucionet spitalore po shfaqen gjithnjë e më shpesh në listën e problematikave të APP-së.

Sipas vendimit nr. 36, datë 22 korrik 2026, APP ka monitoruar një kontratë për furnizim me mallra, pas një ankese të paraqitur nga një palë e tretë. Nga verifikimet ka rezultuar se autoriteti kontraktor nuk ka provuar se janë kryer kontrollet e nevojshme për të garantuar që mallrat e dorëzuara përmbushnin specifikimet teknike të përcaktuara në dokumentet e tenderit.


Një tjetër konstatim i rëndësishëm lidhet me mungesën e verifikimit të deklaratës së operatorit ekonomik për prodhuesin e mallit, dokument mbi bazën e të cilit kompania ishte shpallur fituese e procedurës së prokurimit. APP evidenton gjithashtu se Spitali Rajonal i Durrësit nuk ka dëshmuar hartimin e formularit të raportimit për zbatimin e kontratës, një detyrim i parashikuar nga legjislacioni për prokurimin publik.

Për këto shkelje, APP ka vendosur t’i propozojë autoritetit kontraktor marrjen e masave disiplinore ndaj katër personave përgjegjës, duke vlerësuar se janë konstatuar mangësi në administrimin dhe monitorimin e kontratës.

Rasti i Durrësit nuk është i izoluar. Gjatë këtij muaji, APP ka nxjerrë vendime edhe ndaj Spitalit Psikiatrik të Elbasanit dhe Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, ku monitorimet kanë evidentuar problematika në procedurat e prokurimit dhe administrimin e kontratave. Kjo krijon një tablo shqetësuese, pasi institucionet shëndetësore po shfaqen me një frekuencë të lartë në listën e shkelësve të procedurave.

Edhe pse rastet janë të ndryshme dhe lidhen me procedura të veçanta, përsëritja e tyre ngre pikëpyetje mbi funksionimin e mekanizmave të kontrollit të brendshëm në spitalet publike, veçanërisht në fazën e zbatimit të kontratave. Në një sektor ku prokurimet lidhen drejtpërdrejt me furnizimin me pajisje, barna dhe materiale mjekësore, respektimi i standardeve ligjore dhe teknike është thelbësor jo vetëm për administrimin e fondeve publike, por edhe për garantimin e cilësisë së shërbimit ndaj pacientëve. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
durrësit procedurat prokurimit shkelje spitali
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:40 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

13:39 - Korrik 23, 2026

Nafta 206 lekë/litri, kompanitë e transportit presin rimbursimin e parë dhe kërkojnë sërish

12:51 - Korrik 23, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

gazetar_213:40 - Korrik 23, 20260

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë do të hyjë praktikisht…

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

13:39 - Korrik 23, 2026

Nafta 206 lekë/litri, kompanitë e transportit presin rimbursimin e parë dhe kërkojnë sërish

12:51 - Korrik 23, 2026

ALTAX: Rekord të ardhurash për buxhetin, por alarm për fitimet e bizneseve dhe rritjen e deficitit

12:43 - Korrik 23, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

13:40 - Korrik 23, 2026

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:39 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

12:51 - Korrik 23, 2026

Nafta 206 lekë/litri, kompanitë e transportit presin rimbursimin e parë dhe kërkojnë sërish

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:40 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

13:39 - Korrik 23, 2026

Nafta 206 lekë/litri, kompanitë e transportit presin rimbursimin e parë dhe kërkojnë sërish

12:51 - Korrik 23, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter