Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Tatimet hyjnë në lojë për kripto-asetet, drafti i ri parashikon raportim dhe shkëmbim informacioni

16:16 - Korrik 17, 2026

BKT shpallet “Banka më e Mirë në Shqipëri” në Euromoney Awards for Excellence 2026

14:16 - Korrik 17, 2026

Karburantet shtrenjtohen sërish në Evropë, a do të preket edhe Shqipëria?

13:40 - Korrik 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Tatimet hyjnë në lojë për kripto-asetet, drafti i ri parashikon raportim dhe shkëmbim informacioni

16:16 - Korrik 17, 2026 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Shqipëria po përgatitet të vendosë një regjim të ri për raportimin dhe shkëmbimin automatik të informacionit mbi kripto-asetet, në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian.

Nisma vjen si pjesë e procesit të përafrimit të legjislacionit shqiptar me acquis të Bashkimit Evropian dhe transpozon në të drejtën shqiptare Direktivën (BE) 2023/2226, e njohur si DAC 8. Kjo direktivë zgjeron rregullat e bashkëpunimit administrativ në fushën e tatimeve, duke përfshirë për herë të parë raportimin e transaksioneve me kripto-asete.

Rritja e përdorimit të kriptomonedhave dhe aseteve të tjera dixhitale ka krijuar sfida të reja për administratat tatimore në mbarë botën. Për shkak të natyrës së decentralizuar të këtyre aseteve dhe mundësisë për të kryer transaksione ndërkufitare, autoritetet kanë vështirësi në identifikimin e pronarëve realë dhe të ardhurave që ata gjenerojnë.

Sipas relacionit shoqërues të projektligjit, mungesa e një sistemi të harmonizuar raportimi rrit rrezikun e shmangies së detyrimeve tatimore dhe dobëson bashkëpunimin ndërkombëtar në luftën kundër evazionit fiskal.

Projektligji vendos detyrime të reja për ofruesit e shërbimeve të kripto-aseteve. Ata do të duhet të identifikojnë klientët, të verifikojnë rezidencën e tyre tatimore, të mbledhin dhe ruajnë informacion mbi transaksionet, si dhe ta raportojnë atë periodikisht pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Dokumentacioni do të duhet të ruhet për të paktën shtatë vjet.

Nga ana tjetër, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të jetë autoriteti përgjegjës për administrimin e sistemit, kontrollin e zbatimit të detyrimeve dhe shkëmbimin automatik të informacionit me autoritetet tatimore të vendeve të Bashkimit Evropian. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare do të ketë gjithashtu rol në komunikimin e të dhënave mbi operatorët e licencuar të tregut të kripto-aseteve.

Projektligji parashikon gjithashtu masa administrative dhe gjoba për subjektet që nuk respektojnë detyrimet e raportimit, ndërsa në raste të caktuara operatorët mund të pezullojnë kryerjen e transaksioneve derisa përdoruesit të dorëzojnë informacionin e kërkuar.

Ekofin Media
Ekofin Media
gjoba Kriptoasete projektligji transaksione
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Karburantet shtrenjtohen sërish në Evropë, a do të preket edhe Shqipëria?

13:40 - Korrik 17, 2026

Nis zbatimi i “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, deri në 2 milionë euro financim për bizneset

13:19 - Korrik 17, 2026

Si do administrohen pasuritë e sekuestruara? – Nga ndërtimet pa leje, tek kriptomonedhat. Agjencia administruese do të kryejë edhe shitjen

13:02 - Korrik 17, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Tatimet hyjnë në lojë për kripto-asetet, drafti i ri parashikon raportim dhe shkëmbim informacioni

gazetar_216:16 - Korrik 17, 20260

Shqipëria po përgatitet të vendosë një regjim të ri për raportimin dhe shkëmbimin automatik të…

Karburantet shtrenjtohen sërish në Evropë, a do të preket edhe Shqipëria?

13:40 - Korrik 17, 2026

Nis zbatimi i “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, deri në 2 milionë euro financim për bizneset

13:19 - Korrik 17, 2026

Si do administrohen pasuritë e sekuestruara? – Nga ndërtimet pa leje, tek kriptomonedhat. Agjencia administruese do të kryejë edhe shitjen

13:02 - Korrik 17, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

16:16 - Korrik 17, 2026

Tatimet hyjnë në lojë për kripto-asetet, drafti i ri parashikon raportim dhe shkëmbim informacioni

13:40 - Korrik 17, 2026

Karburantet shtrenjtohen sërish në Evropë, a do të preket edhe Shqipëria?

13:19 - Korrik 17, 2026

Nis zbatimi i “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, deri në 2 milionë euro financim për bizneset

Tatimet hyjnë në lojë për kripto-asetet, drafti i ri parashikon raportim dhe shkëmbim informacioni

16:16 - Korrik 17, 2026

BKT shpallet “Banka më e Mirë në Shqipëri” në Euromoney Awards for Excellence 2026

14:16 - Korrik 17, 2026

Karburantet shtrenjtohen sërish në Evropë, a do të preket edhe Shqipëria?

13:40 - Korrik 17, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter