Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Taksa mbi pronën në Evropë, ku paguhet më shumë dhe ku më pak

08:49 - Korrik 14, 2026

BB: 73.4% e shpenzimeve shëndetësore të shqiptarëve nga xhepi shkojnë për ilaçe

06:03 - Korrik 14, 2026

“Çmimet e apartamenteve nuk do të bien”, Haziri i ndërtuesve: Rritja e kostove mban tregun nën presion

05:58 - Korrik 14, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

“Çmimet e apartamenteve nuk do të bien”, Haziri i ndërtuesve: Rritja e kostove mban tregun nën presion

05:58 - Korrik 14, 2026 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Pavarësisht pritshmërive për një ngadalësim të tregut të pasurive të paluajtshme, çmimet e apartamenteve në Shqipëri vijojnë të mbeten në nivele të larta. Për Ekofin.al, Erjon Haziri, Drejtor Ekzekutiv i Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë, shpjegon se zhvlerësimi i euros, rritja e kostove të ndërtimit, mungesa e fuqisë punëtore dhe barra fiskale po e bëjnë të pamundur uljen e çmimeve. Në këtë intervistë ai analizon ecurinë e tregut gjatë vitit 2026, sfidat e sektorit, ndikimin në ekonomi dhe pse, sipas tij, nuk ka ende shenja të një mbingopjeje të tregut të banesave.

1. Çfarë po e mban ende në nivele të larta çmimin e apartamenteve në Shqipëri, pavarësisht stabilizimit të disa kostove të ndërtimit?

Çmimet në sektorin e ndërtimit gjatë këtij viti kanë ndjekur pothuajse të njëjtin trend si një vit më parë. Duhet të kemi parasysh se zhvlerësimi i euros e ka bërë praktikisht të pamundur uljen e çmimit në këtë monedhë. Nëse tregun e analizojmë në lekë, rritja e çmimeve nuk është aq e madhe sa shpesh paraqitet.

Nga ana tjetër, kostot e ndërtimit në Shqipëri janë në rritje të vazhdueshme. Vitet e fundit kemi pasur një rritje shumë të madhe të barrës fiskale, rritje të kostos së fuqisë punëtore, rritje të standardeve teknike dhe të sigurisë, si dhe kosto më të larta për projektim e mbikëqyrje. Të gjitha këto ndikojnë drejtpërdrejt në çmimin final të banesës.

2. A mendoni se çmimet aktuale të banesave pasqyrojnë kostot reale të ndërtimit apo kryesisht kërkesën e lartë në treg?

Në ekonomi, çmimin e vendos raporti kërkesë–ofertë dhe ky është faktori kryesor. Sigurisht që edhe kostot janë rritur ndjeshëm vitet e fundit. Një nga kostot më të mëdha është toka, ku në disa raste pjesa që i takon pronarit arrin deri në 50% të projektit. Kësaj i shtohen taksat, kostot e projektimit me studio dhe arkitektë të huaj, si dhe kostot direkte të ndërtimit. Pra, çmimi është rezultat i ndërthurjes së të gjithë këtyre faktorëve.

3. Si e vlerësoni ecurinë e tregut të ndërtimit gjatë vitit 2026 dhe cilat janë pritshmëritë për muajt në vijim?

Gjatë vitit 2026 tregu ka qenë më i qëndrueshëm. Nuk kemi më ritmet e larta të rritjes që kemi parë në vitet e fundit. Kjo nuk do të thotë se tregu ka hyrë në rënie, por thjesht është stabilizuar.

Muajt e verës tradicionalisht shoqërohen me një ngadalësim të shitjeve në Tiranë, pasi shumë qytetarë fokusohen tek pushimet ose investimet në zonat bregdetare. Me ardhjen e shtatorit, aktiviteti rikthehet normalisht dhe historikisht kemi një rritje të interesit për blerje.

4. Sektori vazhdon të përballet me mungesë të fuqisë punëtore. Sa serioz është ky problem sot dhe si po e përballojnë kompanitë?

Mungesa e fuqisë punëtore është sot një nga sfidat më serioze të sektorit. Kjo prek si stafin teknik si: inxhinierë, arkitektë, topografë, manovratorë, ashtu edhe punëtorët e kualifikuar dhe ata të thjeshtë. Për ta përballuar këtë situatë, kompanitë janë detyruar të rrisin pagat, të investojnë më shumë në trajnim dhe në disa raste të angazhojnë punonjës nga jashtë vendit. E gjithë kjo përkthehet në rritje të kostove të ndërtimit.

5. A po ndikon përdorimi i punëtorëve të huaj në kostot, cilësinë dhe ritmin e realizimit të projekteve?

Punëtorët e huaj kanë ndihmuar që shumë projekte të mos vonohen, por përdorimi i tyre sjell edhe kosto shtesë për dokumentacionin, akomodimin, transportin dhe trajnimin. Cilësia nuk lidhet me kombësinë e punëtorit, por me standardet që vendos kompania dhe me mbikëqyrjen teknike të punimeve.

6. Si mund të garantohet që rritja e numrit të ndërtimeve të shoqërohet edhe me standarde të larta cilësie dhe sigurie?

Sot në Shqipëri projektohet sipas Eurokodeve dhe standardeve europiane. Kjo ka sjellë një rritje të ndjeshme të cilësisë së ndërtimeve, gjë që është e dukshme. Sigurisht, cilësia garantohet përmes zbatimit korrekt të projektit, kontrollit teknik, mbikëqyrjes profesionale dhe përdorimit të materialeve të certifikuara.

7. Cili është ndikimi real i sektorit të ndërtimit në ekonominë shqiptare dhe sa i qëndrueshëm është ky kontribut?

Sektori i ndërtimit është prej vitesh një nga shtyllat kryesore të ekonomisë shqiptare dhe një nga kontribuuesit më të rëndësishëm në Prodhimin e Brendshëm Bruto. Përtej vlerës që krijon drejtpërdrejt, ai aktivizon një zinxhir të gjerë sektorësh, si industria e materialeve të ndërtimit, transporti, bankat, projektimi, shërbimet profesionale dhe tregtia.

Çdo investim në ndërtim krijon vende pune, gjeneron të ardhura për buxhetin e shtetit dhe nxit zhvillimin ekonomik në shumë sektorë të tjerë. Pikërisht për këtë arsye, ndërtimi mbetet një nga motorët kryesorë të ekonomisë shqiptare.

Që ky kontribut të jetë i qëndrueshëm edhe në të ardhmen, është e domosdoshme të kemi politika të qëndrueshme fiskale, procedura më të shpejta administrative, investime në infrastrukturë dhe siguri juridike për investitorët.

8. Ka zëra se tregu mund të përballet me mbingopje në disa zona. A e shihni këtë si një rrezik real apo kërkesa mbetet ende e lartë?

Mund të ketë zona të veçanta ku oferta është rritur, por në përgjithësi nuk shohim shenja të një mbingopjeje të tregut. Tirana vazhdon të jetë një qytet në rritje, si për popullsinë, ashtu edhe për aktivitetin ekonomik.

Ka disa tregues konkretë që dëshmojnë se kërkesa mbetet e fortë: çmimet nuk kanë pësuar rënie, kërkesa për leje ndërtimi vazhdon të jetë e lartë, qiratë janë në rritje, apartamentet e përfunduara për shitje janë të pakta, banesat me hipotekë të gatshme janë të kufizuara dhe bankat vazhdojnë të financojnë blerësit me kredi. Nëse tregu do të ishte i mbingopur, do të shihnim ulje çmimesh dhe stok të madh apartamentesh. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
apartamenteve çmimet Drejtor Ekzekutiv i Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë Erjon haziri shqipëria
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

BB: 73.4% e shpenzimeve shëndetësore të shqiptarëve nga xhepi shkojnë për ilaçe

06:03 - Korrik 14, 2026

OECD: Mungesa e punonjësve po kthehet në rrezik për rritjen e turizmit

05:57 - Korrik 14, 2026

Financat nxjerrin projektligjin e tretë për BE-në: Tatimet do të shkëmbejnë automatikisht të dhënat për korporatat shumëkombëshe

15:27 - Korrik 13, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

BB: 73.4% e shpenzimeve shëndetësore të shqiptarëve nga xhepi shkojnë për ilaçe

gazetar_206:03 - Korrik 14, 20260

Shqipëria ka rreth tri farmaci private për çdo 10 mijë banorë, më shumë se mesatarja…

“Çmimet e apartamenteve nuk do të bien”, Haziri i ndërtuesve: Rritja e kostove mban tregun nën presion

05:58 - Korrik 14, 2026

OECD: Mungesa e punonjësve po kthehet në rrezik për rritjen e turizmit

05:57 - Korrik 14, 2026

Financat nxjerrin projektligjin e tretë për BE-në: Tatimet do të shkëmbejnë automatikisht të dhënat për korporatat shumëkombëshe

15:27 - Korrik 13, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

06:03 - Korrik 14, 2026

BB: 73.4% e shpenzimeve shëndetësore të shqiptarëve nga xhepi shkojnë për ilaçe

05:58 - Korrik 14, 2026

“Çmimet e apartamenteve nuk do të bien”, Haziri i ndërtuesve: Rritja e kostove mban tregun nën presion

05:57 - Korrik 14, 2026

OECD: Mungesa e punonjësve po kthehet në rrezik për rritjen e turizmit

Taksa mbi pronën në Evropë, ku paguhet më shumë dhe ku më pak

08:49 - Korrik 14, 2026

BB: 73.4% e shpenzimeve shëndetësore të shqiptarëve nga xhepi shkojnë për ilaçe

06:03 - Korrik 14, 2026

“Çmimet e apartamenteve nuk do të bien”, Haziri i ndërtuesve: Rritja e kostove mban tregun nën presion

05:58 - Korrik 14, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter