Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Gonxhja: Koncerti i Kanye West, test për Shqipërinë si destinacion i eventeve globale

11:19 - Korrik 10, 2026

Kompensimi i naftës për transportin publik, vetëm 26 operatorë kanë aplikuar deri tani për fondin 250 milionë lekë

11:18 - Korrik 10, 2026

Grumbullimi i qumështit u rrit me 6.9% në 2025, por prodhimi nga delet dhe dhitë vijon të bjerë

11:05 - Korrik 10, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Pas anulimit për mungesë aplikimesh, Korporata rihap garën për “Korpusin e Institucioneve”

10:35 - Korrik 10, 2026 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Korporata e Investimeve Shqiptare ka rihapur garën për përzgjedhjen e partnerit privat që do të projektojë dhe zhvillojë “Korpusin e Institucioneve të Pavarura”, së bashku me një objekt multifunksional, klinikë mjekësore dhe palestër sportive komunitare në Tiranë.

Procedura e re është shpallur më 9 korrik 2026, vetëm pak ditë pasi Korporata anuloi garën e mëparshme për shkak të numrit të pamjaftueshëm të aplikimeve. Subjektet e interesuara do të kenë afat deri më 4 shtator 2026, ora 15:00, për dorëzimin e dokumentacionit dhe të projekt-ideve paraprake.

Gara e parë ishte hapur më 30 prill, me afat për aplikimet deri më 19 qershor. Në përfundim të këtij afati, Korporata njoftoi se nuk ishte siguruar numri i nevojshëm i aplikimeve për vazhdimin e fazës së parë, duke vendosur anulimin e procedurës.

Kriteret kryesore financiare dhe mënyra e zhvillimit të projektit nuk kanë ndryshuar.

Partneri privat do të ketë të drejtën të ndërtojë një objekt multifunksional për sipërmarrje në pronën shtetërore të ish-Fushës së Aviacionit, me një sipërfaqe maksimale zhvillimi prej rreth 50 mijë metrash katrorë.

Oferta financiare duhet t’i sigurojë Korporatës së paku 35% të sipërfaqes totale që do të ndërtohet në këtë pronë. Kandidatët do të renditen sipas përqindjes më të lartë që ofrojnë për Korporatën mbi këtë prag minimal.

Kriteri prej 35%, sipërfaqja maksimale prej 50 mijë metrash katrorë dhe struktura e konkurrimit me dy faza dhe tre zarfe ishin të njëjta edhe në procedurën e hapur më 30 prill. Ndryshimi kryesor është shtyrja e kalendarit dhe hapja e një afati të ri për tërheqjen e investitorëve.

Pjesa që do të përfitojë Korporata në objektin multifunksional do të përdoret për realizimin e dy investimeve publike: “Korpusit të Institucioneve të Pavarura” në Njësinë Administrative nr. 2 dhe “Qendrës për Zhvillimin Multifunksional” në Njësinë nr. 7, ku parashikohen një klinikë e re mjekësore dhe një palestër sportive komunitare.

Kandidati fitues nuk do të kufizohet vetëm te ndërtimi i objektit për sipërmarrje. Me kërkesë të Korporatës, ai duhet të përdorë pjesën që i takon shtetit për të zhvilluar plotësisht edhe dy objektet me funksion publik.

Partneri privat duhet të paguajë shpenzimet e konkursit ndërkombëtar arkitekturor dhe të projektit të detajuar të konceptit fitues. Atij do t’i ngarkohen gjithashtu taksat, tarifat, kostot e lejeve, mbikëqyrja e punimeve dhe regjistrimi i objekteve të reja.

Nëse kërkohet nga Korporata, investitori duhet të sigurojë edhe mjedise të përkohshme pune për punonjësit e institucioneve që aktualisht ndodhen në pronat ku do të zhvillohen projektet, për të gjithë periudhën e ndërtimit.

Konkurrimi do të zhvillohet në dy faza. Në fazën e parë, aplikantët duhet të paraqesin dokumentet që provojnë kapacitetet teknike dhe financiare, si dhe dy projekt-ide paraprake arkitekturore.

Në përfundim do të kualifikohen deri në pesë kandidatët me vlerësimin më të lartë. Ata do të ftohen në fazën e dytë, ku do të paraqesin projekt-idetë e plota dhe ofertën financiare.

Projektet arkitekturore do të shqyrtohen në një konkurs të hapur nga një juri ndërkombëtare, ndërsa pesë projekt-idetë më të mira do të shpërblehen. Kontrata do t’i jepet kandidatit që renditet i pari për projektin arkitekturor të objektit multifunksional dhe që njëkohësisht ofron për Korporatën përqindjen më të lartë mbi pragun bazë prej 35%.

“Korpusi i Institucioneve të Pavarura” parashikohet të akomodojë INSTAT-in, Avokatin e Popullit, Komisionerin për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Komisionerin për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, Autoritetin e Konkurrencës dhe Komisionin e Prokurimit Publik. Sipas të dhënave të publikuara më herët për projektin, godina do të ketë një sipërfaqe rreth 20.350 metra katrorë dhe do t’u shërbejë afërsisht 646 punonjësve.

Rihapja e procedurës do të tregojë nëse afati i ri deri në fillim të shtatorit do të jetë i mjaftueshëm për të tërhequr interes nga investitorët, ndërkohë që paketa kryesore financiare dhe detyrimet e partnerit privat mbeten të njëjta me garën që dështoi në qershor. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
aplikimi korporata korpusi i institucioneve te pavarura Thirrja
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Gonxhja: Koncerti i Kanye West, test për Shqipërinë si destinacion i eventeve globale

11:19 - Korrik 10, 2026

Kompensimi i naftës për transportin publik, vetëm 26 operatorë kanë aplikuar deri tani për fondin 250 milionë lekë

11:18 - Korrik 10, 2026

Grumbullimi i qumështit u rrit me 6.9% në 2025, por prodhimi nga delet dhe dhitë vijon të bjerë

11:05 - Korrik 10, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Kompensimi i naftës për transportin publik, vetëm 26 operatorë kanë aplikuar deri tani për fondin 250 milionë lekë

gazetar_211:18 - Korrik 10, 20260

Vetëm 26 subjekte të transportit publik kanë aplikuar deri më 9 korrik për të përfituar…

Grumbullimi i qumështit u rrit me 6.9% në 2025, por prodhimi nga delet dhe dhitë vijon të bjerë

11:05 - Korrik 10, 2026

Pas anulimit për mungesë aplikimesh, Korporata rihap garën për “Korpusin e Institucioneve”

10:35 - Korrik 10, 2026

Shqipëria firmos për krijimin e një “Banke Botërore” të mbrojtjes, por pa Gjermaninë, Francën dhe SHBA-në

10:18 - Korrik 10, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

11:18 - Korrik 10, 2026

Kompensimi i naftës për transportin publik, vetëm 26 operatorë kanë aplikuar deri tani për fondin 250 milionë lekë

11:05 - Korrik 10, 2026

Grumbullimi i qumështit u rrit me 6.9% në 2025, por prodhimi nga delet dhe dhitë vijon të bjerë

10:35 - Korrik 10, 2026

Pas anulimit për mungesë aplikimesh, Korporata rihap garën për “Korpusin e Institucioneve”

Gonxhja: Koncerti i Kanye West, test për Shqipërinë si destinacion i eventeve globale

11:19 - Korrik 10, 2026

Kompensimi i naftës për transportin publik, vetëm 26 operatorë kanë aplikuar deri tani për fondin 250 milionë lekë

11:18 - Korrik 10, 2026

Grumbullimi i qumështit u rrit me 6.9% në 2025, por prodhimi nga delet dhe dhitë vijon të bjerë

11:05 - Korrik 10, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter