Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Falja fiskale, 121,630 përfitues deri në 30 qershor, 313 milionë euro detyrime të fshira

15:48 - Korrik 9, 2026

Bilancet financiare deri më 31 korrik, QKB: Pajisuni me Nënshkrim Elektronik për të shmangur vonesat

15:45 - Korrik 9, 2026

Kuvendi i kërkon ASD përfshirjen e Bankës së Zhvillimit në skemën e sigurimit të depozitave

15:43 - Korrik 9, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Nisin fluturimet direkte mes Zyrihut dhe Tiranës përmes Chair Airlines

15:16 - Korrik 9, 2026 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) priti sot fluturimin inaugurues të Chair Airlines, duke shënuar dhe nisjen e operimeve të saj në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.

Linja e re direkte mes Zyrihut dhe Tiranës do të operojë tre ditë në javë, çdo të martë, të enjte dhe të shtunë, duke ofruar më shumë mundësi udhëtimi për pasagjerët që udhëtojnë mes Shqipërisë dhe Zvicrës.

Për të shënuar këtë moment, fluturimi i parë u mirëprit në TIA me një ceremoni tradicionale dhe simbolike për të festuar nisjen e këtij bashkëpunimi.

Chair Airlines është një kompani ajrore zvicerane e fluturimeve turistike me bazë në Zyrih, e cila operon me një flotë moderne avionësh Airbus A319 dhe A320. Me shtimin e Tiranës në rrjet, kompania zgjeron praninë e saj në Ballkan dhe u ofron pasagjerëve një tjetër mundësi fluturimi direkt mes Zvicrës dhe Shqipërisë.

“Kjo linjë e re përfaqëson një tjetër hap të rëndësishëm në zgjerimin e lidhjeve ajrore të Shqipërisë me Europën dhe pasqyron kërkesën në rritje për udhëtime mes Tiranës dhe Zyrihut. Jemi të kënaqur të mirëpresim Chair Airlines në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës dhe presim me padurim një bashkëpunim të suksesshëm afatgjatë.”– tha Piervittorio Farabbi, Drejtor Operacional i Tirana International Airport.

Shpend Ibrahimi, Drejtor Ekzekutiv, Chair Airlines u shpreh: “Nisja e linjës sonë të re Zyrih–Tiranë përfaqëson një tjetër moment të rëndësishëm në zgjerimin e vazhdueshëm të rrjetit tonë. Shqipëria është një treg gjithnjë e më i rëndësishëm për Chair Airlines dhe kjo linjë e re u ofron pasagjerëve tanë edhe më shumë zgjedhje, duke forcuar njëkohësisht lidhjet e udhëtimit mes Zvicrës dhe Shqipërisë. Jemi të lumtur ta inaugurojmë këtë linjë së bashku me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës dhe presim me kënaqësi ta shohim këtë linjë të zhvillohet në vitet në vijim.”

Me ardhjen e Chair Airlines, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon të zgjerojë rrjetin e partnerëve ajrorë dhe të ofrojë gjithnjë e më shumë mundësi udhëtimi për pasagjerët, duke forcuar pozicionin e Tiranës si një nga nyjet ajrore me dinamike në rajon.

Ekofin Media
Ekofin Media
aeroporti nderkombetar i Tiranes Chair airlines direkte fluturimet
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Falja fiskale, 121,630 përfitues deri në 30 qershor, 313 milionë euro detyrime të fshira

15:48 - Korrik 9, 2026

Bilancet financiare deri më 31 korrik, QKB: Pajisuni me Nënshkrim Elektronik për të shmangur vonesat

15:45 - Korrik 9, 2026

Kuvendi i kërkon ASD përfshirjen e Bankës së Zhvillimit në skemën e sigurimit të depozitave

15:43 - Korrik 9, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Falja fiskale, 121,630 përfitues deri në 30 qershor, 313 milionë euro detyrime të fshira

gazetar_215:48 - Korrik 9, 20260

Procesi i zbatimit të ligjit të faljes fiskale vijon, ndërsa administrata tatimore njofton se deri…

Bilancet financiare deri më 31 korrik, QKB: Pajisuni me Nënshkrim Elektronik për të shmangur vonesat

15:45 - Korrik 9, 2026

Kuvendi i kërkon ASD përfshirjen e Bankës së Zhvillimit në skemën e sigurimit të depozitave

15:43 - Korrik 9, 2026

Nisin fluturimet direkte mes Zyrihut dhe Tiranës përmes Chair Airlines

15:16 - Korrik 9, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:48 - Korrik 9, 2026

Falja fiskale, 121,630 përfitues deri në 30 qershor, 313 milionë euro detyrime të fshira

15:45 - Korrik 9, 2026

Bilancet financiare deri më 31 korrik, QKB: Pajisuni me Nënshkrim Elektronik për të shmangur vonesat

15:43 - Korrik 9, 2026

Kuvendi i kërkon ASD përfshirjen e Bankës së Zhvillimit në skemën e sigurimit të depozitave

Falja fiskale, 121,630 përfitues deri në 30 qershor, 313 milionë euro detyrime të fshira

15:48 - Korrik 9, 2026

Bilancet financiare deri më 31 korrik, QKB: Pajisuni me Nënshkrim Elektronik për të shmangur vonesat

15:45 - Korrik 9, 2026

Kuvendi i kërkon ASD përfshirjen e Bankës së Zhvillimit në skemën e sigurimit të depozitave

15:43 - Korrik 9, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter