Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Kryeministri i Moldavisë jep dorëheqjen pas vetëm 8 muajsh në detyrë

18:38 - Korrik 3, 2026

Visa prezanton platformën për forcimin e mbrojtjes ndaj kërcënimeve kibernetike dhe mashtrimeve

15:44 - Korrik 3, 2026

Shqipëria dhe Kosova bashkojnë tregjet e punës, marrëveshje për lehtësimin e punësimit dhe zhvillimin e kapitalit njerëzor

13:39 - Korrik 3, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Sekuestrimet e fundit në ndërtim, SPAK: Vijojmë goditjet pavarësisht efekteve në ekonomi

13:09 - Korrik 3, 2026 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Goditjet e SPAK ndaj pasurive të dyshuara si produkt i trafikut të drogës kanë sjellë shqetësim edhe në radhët e maxhorancës për efektet që mund të krijohen në ekonomi.

Deputeti socialist Damian Gjiknuri, gjatë diskutimeve në Kuvend, ngriti pikëpyetje për pasojat që mund të kenë sekuestrimet e mëdha te palët e treta, furnitorët apo qytetarët që kanë lidhje ekonomike me asete që më pas rezultojnë si pasuri të krimit.

Gjiknuri mori si shembull një rast me vlerë 160 milionë euro, duke paralajmëruar se ndikimi në ekonomi mund të jetë i jashtëzakonshëm.

“Çfarë pasojash kanë personat që kanë porositur apo furnizuar në asete që rezultojnë pasuri e krimit? Po hyni me vlera të mëdha, 160 milionë vetëm një rast. A dimë ku po shkojmë? Te palët e treta. Impakti në ekonomi mund të jetë i jashtëzakonshëm”, tha Gjiknuri.

Por prokurori i Posaçëm, Klodian Braho, dha një përgjigje të prerë, duke deklaruar se pasuritë e krimit janë “tumor në ekonomi” dhe se SPAK nuk do të tërhiqet nga sekuestrimet.

“Pasuritë e krimit janë tumor në ekonomi dhe nuk ka zgjidhje tjetër veç sekuestrimit dhe konfiskimit. SPAK është i vendosur të mos tolerojë”, tha Braho.

Ai theksoi se produktet e krimit do të sekuestrohen dhe se vala e goditjeve do të vijojë.

“Do të ketë të tjera”, paralajmëroi prokurori i Posaçëm.

Braho sqaroi se, ndërsa SPAK do të vijojë të godasë pasuritë me burim kriminal, interesat e ligjshme të personave apo bizneseve që kanë vepruar në mirëbesim nuk do të cenohen.

“Sa u takon personave të tjerë të përfshirë në biznese me këto shoqëri tregtare të sekuestruara në mirëbesim, janë interesa të ligjshme që SPAK do t’i mbrojë dhe nuk do t’i cenojë”, u shpreh ai.

Prokurori pranoi se administrimi i pasurive të sekuestruara është një sfidë më vete dhe se agjencia përgjegjëse duhet të ketë kapacitetet për të përballuar këto nivele sekuestrimesh.

Mesazhi i Brahos ishte i qartë: goditja ndaj pasurive të bosëve të kokainës dhe produkteve të krimit nuk do të ndalet, pavarësisht shqetësimeve për efektet zinxhir në ekonomi. /kapitali.al

Ekofin Media
Ekofin Media
braho ndërtim sekuestrimet spak
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Shqipëria dhe Kosova bashkojnë tregjet e punës, marrëveshje për lehtësimin e punësimit dhe zhvillimin e kapitalit njerëzor

13:39 - Korrik 3, 2026

Sala: Shqipëria zgjeron rrjetin 5G, mbulimi 4G praktikisht për 100% të popullsisë

12:45 - Korrik 3, 2026

Vera, vaji i ullirit, vezët dhe mjalti shënuan rritjen më të madhe të çmimeve në 2025

11:34 - Korrik 3, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Shqipëria dhe Kosova bashkojnë tregjet e punës, marrëveshje për lehtësimin e punësimit dhe zhvillimin e kapitalit njerëzor

gazetar_213:39 - Korrik 3, 20260

Shqipëria dhe Kosova hedhin një tjetër hap drejt integrimit të tregjeve të punës. Ministrja e…

Sekuestrimet e fundit në ndërtim, SPAK: Vijojmë goditjet pavarësisht efekteve në ekonomi

13:09 - Korrik 3, 2026

Sala: Shqipëria zgjeron rrjetin 5G, mbulimi 4G praktikisht për 100% të popullsisë

12:45 - Korrik 3, 2026

Vera, vaji i ullirit, vezët dhe mjalti shënuan rritjen më të madhe të çmimeve në 2025

11:34 - Korrik 3, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

13:39 - Korrik 3, 2026

Shqipëria dhe Kosova bashkojnë tregjet e punës, marrëveshje për lehtësimin e punësimit dhe zhvillimin e kapitalit njerëzor

13:09 - Korrik 3, 2026

Sekuestrimet e fundit në ndërtim, SPAK: Vijojmë goditjet pavarësisht efekteve në ekonomi

12:45 - Korrik 3, 2026

Sala: Shqipëria zgjeron rrjetin 5G, mbulimi 4G praktikisht për 100% të popullsisë

Kryeministri i Moldavisë jep dorëheqjen pas vetëm 8 muajsh në detyrë

18:38 - Korrik 3, 2026

Visa prezanton platformën për forcimin e mbrojtjes ndaj kërcënimeve kibernetike dhe mashtrimeve

15:44 - Korrik 3, 2026

Shqipëria dhe Kosova bashkojnë tregjet e punës, marrëveshje për lehtësimin e punësimit dhe zhvillimin e kapitalit njerëzor

13:39 - Korrik 3, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter