Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Nga remitancat te investimet, strategjia e re synon një rol të ri për diasporën shqiptare

13:31 - Korrik 1, 2026

Euro “nuk po mban më”, zbret për herë të parë në 94 lekë

13:21 - Korrik 1, 2026

Sipërmarrësja Jori Vila shpallet “Social Star Woman Entrepreneur 2026” nga RCC

13:15 - Korrik 1, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Mali i Zi edhe më pranë anëtarësimit, Komisioni Evropian paraqet paketën financiare

08:46 - Korrik 1, 2026 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Komisioni Evropian publikoi të martën një deklaratë zyrtare, ku paraqet paketën financiare për anëtarësimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian, një hap që vjen pas dakordësisë së shteteve anëtare për të nisur hartimin e Traktatit të Anëtarësimit të vendit.

Paketa përcakton rregullimet buxhetore që do të zbatohen sapo Mali i Zi të bëhet shtet anëtar i BE-së, duke siguruar integrimin e tij në politikat dhe programet europiane, si përfitues i fondeve të unionit, por edhe si kontribuues në buxhetin e përbashkët.

Sipas Komisionit Evropian, ndikimi neto i anëtarësimit të Malit të Zi në buxhetin e Bashkimit Europian vlerësohet në rreth 3.2 miliardë euro. Institucioni thekson se kjo shumë përkthehet në më pak se 1 euro në vit për çdo qytetar të BE-së.

Paketa financiare lidhet me Kapitullin 33 të negociatave të anëtarësimit, i cili trajton çështjet financiare dhe buxhetore. Dokumenti synon të japë një pasqyrë të qartë të efekteve që do të ketë zgjerimi i unionit me Malin e Zi dhe të garantojë një tranzicion sa më të qetë pas anëtarësimit.

Komisioni nënvizon se llogaritjet janë bazuar në propozimin për buxhetin shumëvjeçar të Bashkimit Evropian dhe kanë si qëllim shmangien e ndërprerjeve në financim dhe minimizimin e kostove administrative gjatë periudhës së integrimit.

Mali i Zi konsiderohet aktualisht vendi kandidat më i avancuar në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian. Vendi ka hapur të gjithë kapitujt e negociatave dhe ka mbyllur një pjesë të konsiderueshme të tyre, ndërsa synon të përfundojë negociatat deri në fund të vitit 2026.

Publikimi i kësaj pakete financiare konsiderohet një tjetër sinjal se Mali i Zi po hyn në fazën përfundimtare të procesit të anëtarësimit dhe po avancon më shpejt se vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.

Ekofin Media
Ekofin Media
anetaresimi be mali i zi paketa financiare
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

INSTAT: Bien vdekjet në Shqipëri, por sëmundjet e zemrës mbeten “vrasësi” kryesor i popullsisë

11:17 - Korrik 1, 2026

Reforma e tregut bujqësor nis nga kontratat: Ligji i ri synon më shumë transparencë dhe mbrojtje për fermerët

11:03 - Korrik 1, 2026

Interneti përdoret nga 85.9% e popullsisë, por lidhjet broadband fikse mbeten dobësi

05:56 - Korrik 1, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Nga remitancat te investimet, strategjia e re synon një rol të ri për diasporën shqiptare

gazetar_113:31 - Korrik 1, 20260

Qeveria shqiptare ka hedhur për konsultim dhe miratim Strategjinë Kombëtare për Diasporën 2026-2030, një dokument…

Euro “nuk po mban më”, zbret për herë të parë në 94 lekë

13:21 - Korrik 1, 2026

INSTAT: Bien vdekjet në Shqipëri, por sëmundjet e zemrës mbeten “vrasësi” kryesor i popullsisë

11:17 - Korrik 1, 2026

Reforma e tregut bujqësor nis nga kontratat: Ligji i ri synon më shumë transparencë dhe mbrojtje për fermerët

11:03 - Korrik 1, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

13:31 - Korrik 1, 2026

Nga remitancat te investimet, strategjia e re synon një rol të ri për diasporën shqiptare

13:21 - Korrik 1, 2026

Euro “nuk po mban më”, zbret për herë të parë në 94 lekë

11:17 - Korrik 1, 2026

INSTAT: Bien vdekjet në Shqipëri, por sëmundjet e zemrës mbeten “vrasësi” kryesor i popullsisë

Nga remitancat te investimet, strategjia e re synon një rol të ri për diasporën shqiptare

13:31 - Korrik 1, 2026

Euro “nuk po mban më”, zbret për herë të parë në 94 lekë

13:21 - Korrik 1, 2026

Sipërmarrësja Jori Vila shpallet “Social Star Woman Entrepreneur 2026” nga RCC

13:15 - Korrik 1, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter