Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Mesazhi i qytetarit për sorrollatjet me rindërtimin, Rama: Bashkia Tiranë me oksigjen, i neveritur me administratën në disa vende

10:46 - Qershor 28, 2026

Presidenti Vuçiç njofton dorëheqjen brenda pak javësh pas 1 viti e gjysmë protesta

10:23 - Qershor 28, 2026

Rrezikohet armëpushimi, SHBA bombardon objektiva iraniane në Ngushticën e Hormuzit

10:22 - Qershor 28, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Mesazhi i qytetarit për sorrollatjet me rindërtimin, Rama: Bashkia Tiranë me oksigjen, i neveritur me administratën në disa vende

10:46 - Qershor 28, 2026 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Një mesazh i një qytetari, i publikuar nga Kryeministri Rama, ka nxjerrë në pah një nga plagët ende të hapura të procesit të rindërtimit pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit 2019. Bëhet fjalë për 12 familje të një pallati pranë ish-Ministrisë së Jashtme në Tiranë, të cilat prej gati shtatë vitesh vijojnë të enden nga një institucion te tjetri, pa marrë një zgjidhje për banesat e tyre të dëmtuara.

Në mesazhin e tij, qytetari Amos Mezuraj përshkruan një histori të gjatë premtimesh të pambajtura, përgjegjësish të deleguara dhe një administrate që, sipas tij, i ka lënë qytetarët në mëshirë të fatit.

Ai shkruan se familjet kanë trokitur në çdo derë institucionale, nga njësitë administrative dhe Bashkia e Tiranës, te ministritë, Avokati i Popullit dhe vetë Kryeministria. Edhe pasi i kishin dërguar një letër kryeministrit një vit më parë, banorët u kontaktuan nga Bashkia e Tiranës dhe morën premtime për zgjidhje, por pas zgjedhjeve lokale gjithçka, sipas tyre, u rikthye në pikën zero.

“Jemi gjashtë vite në spirale, nga një derë te tjetra”, shkruan qytetari, duke ngritur pyetjen se si është e mundur që ndërkohë që miratohen leje ndërtimi për komplekse dhe resorte të reja, nuk gjendet një zgjidhje për një shkallë pallati të dëmtuar nga tërmeti.

Mesazhi përshkruan edhe zhgënjimin e banorëve me institucionet, të cilat, sipas tij, ia kalojnë përgjegjësinë njëra-tjetrës. Përgjigjet e marra kanë qenë të tipit “nuk është kompetenca ime”, “çojeni në gjykatë” apo “le ta zgjidhë kryeministri”, duke krijuar një cikël burokratik që nuk prodhon asnjë rezultat konkret.

Duke iu përgjigjur publikisht këtij mesazhi, Kryeministri pranoi se kjo është pikërisht lloji i protestës që ai e konsideron legjitime.

“Nëse do të isha në vendin tënd, pas gjashtë vitesh pritje, me shumë gjasa edhe unë do të isha pjesë e asaj proteste”, deklaroi Rama, duke shtuar se e ndjen zemërimin e qytetarit dhe se askush nuk duhet të detyrohet t’i shkruajë kryeministrit për çështje që duhet të zgjidhen nga institucionet përgjegjëse.

Rama tha se mesazhi i qytetarit ishte përcjellë që një vit më parë te Bashkia e Tiranës, por pranoi se administrata ka dështuar në trajtimin e rasteve të tilla.

“Nuk kemi kryetar bashkie. Kemi një bashki që funksionon me defibrilator, me oksigjen, me 700 shtytje dhe me 700 ngërçe”, u shpreh ai, duke pranuar se kur administrata nuk mban barrën që i takon, ajo barrë bie mbi qytetarin.

Në të njëjtën kohë, Kryeministri kritikoi fenomenin që, sipas tij, probleme reale të qytetarëve përdoren nga aktorë politikë apo grupe të ndryshme për të ushqyer protesta dhe tensione.

Sipas Ramës, njerëzit që protestojnë për hallin e tyre meritojnë respekt dhe zgjidhje, ndërsa ata që përpiqen ta përdorin këtë zemërim për interesa politike nuk synojnë zgjidhjen e problemeve, por vazhdimin e tyre.

Megjithatë, vetë mesazhi i publikuar nga Kryeministri evidenton një realitet që vijon të rëndojë mbi një pjesë të procesit të rindërtimit: edhe pse kanë kaluar afro shtatë vite nga tërmeti i vitit 2019, ka ende familje që presin zgjidhje dhe që përballen me një ping-pong institucional mes Bashkive dhe institucioneve të tjera, pa marrë një përgjigje përfundimtare për banesat e tyre. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
edi rama kryeministrit mesazhi qytetarit
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Pse Europa është ende kaq e papërgatitur për nxehtësinë që sa vjen e rritet?

10:00 - Qershor 28, 2026

Mbetjet bujqësore, potencial i pashfrytëzuar për ekonominë qarkulluese në Shqipëri

06:56 - Qershor 28, 2026

Ndryshime ligjore për pagesat e vonuara, kamatëvonesa do të llogaritet pa njoftim paraprak

09:59 - Qershor 27, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Mesazhi i qytetarit për sorrollatjet me rindërtimin, Rama: Bashkia Tiranë me oksigjen, i neveritur me administratën në disa vende

gazetar_110:46 - Qershor 28, 20260

Një mesazh i një qytetari, i publikuar nga Kryeministri Rama, ka nxjerrë në pah një…

Mbetjet bujqësore, potencial i pashfrytëzuar për ekonominë qarkulluese në Shqipëri

06:56 - Qershor 28, 2026

Ndryshime ligjore për pagesat e vonuara, kamatëvonesa do të llogaritet pa njoftim paraprak

09:59 - Qershor 27, 2026

Shqipëria shpenzon vetëm 0.3% të PBB-së për kërkim-zhvillim, industria mbetet larg inovacionit

07:04 - Qershor 27, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

10:46 - Qershor 28, 2026

Mesazhi i qytetarit për sorrollatjet me rindërtimin, Rama: Bashkia Tiranë me oksigjen, i neveritur me administratën në disa vende

06:56 - Qershor 28, 2026

Mbetjet bujqësore, potencial i pashfrytëzuar për ekonominë qarkulluese në Shqipëri

09:59 - Qershor 27, 2026

Ndryshime ligjore për pagesat e vonuara, kamatëvonesa do të llogaritet pa njoftim paraprak

Mesazhi i qytetarit për sorrollatjet me rindërtimin, Rama: Bashkia Tiranë me oksigjen, i neveritur me administratën në disa vende

10:46 - Qershor 28, 2026

Presidenti Vuçiç njofton dorëheqjen brenda pak javësh pas 1 viti e gjysmë protesta

10:23 - Qershor 28, 2026

Rrezikohet armëpushimi, SHBA bombardon objektiva iraniane në Ngushticën e Hormuzit

10:22 - Qershor 28, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter