Operatori i Sistemit të Transmetimit, OST ka nënshkruar në Selanik një marrëveshje bashkëpunimi me SEleNe CC, e cila është Qendra e Koordinimit Rajonal (RCC) për TSO-të e BE-së në Evropën Juglindore në përputhje me Rregulloret e Komisionit Evropian.
Sipas njoftimit të bërë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës në rrjetet e saj sociale marrëveshja ka në fokus koordinimin operacional në nivel rajonal, vlerësimin e sigurisë së sistemit elektroenergjetik, mbështetjen e proceseve operacionale të OST, si edhe përafrimin me standardet dhe direktivat e BE-së në sektorin e transmetimit të energjisë.
Sipas njoftimit kjo marrëveshje është hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit rajonal si dhe rritjes së besueshmërisë së rrjetit elektroenergjetik.
SEleNe CC është krijuar më 22 maj 2020 si Koordinator Rajonal i Sigurisë (RSC) nga rrjetet e transmetimit energjetik të Bullgarisë (ESO-EAD), Greqisë (IPTO), Italisë (Terna) dhe Rumanisë (Transelectrica).

