Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Dëmet e paguara në sigurime në janar-maj u rritën mbi tri herë më shumë se primet

08:26 - Qershor 25, 2026

Shqipëria ndër vendet me nivelin më të lartë në rajon të të rinjve as në punë, as në shkollë dhe as në trajnim

06:06 - Qershor 25, 2026

Nga destinacion turistik në kantier mbetjesh, çfarë po ndodh me Kanionin e Erzenit?

06:02 - Qershor 25, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Shqipëria ndër vendet me nivelin më të lartë në rajon të të rinjve as në punë, as në shkollë dhe as në trajnim

06:06 - Qershor 25, 2026 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Shqipëria mbetet ndër vendet me nivelin më të lartë në rajon për të rinjtë që nuk janë as në punë, as në shkollë dhe as në trajnim profesional. Sipas raportit “South East Europe 2030 Strategy – State of Play in 2025”, në vitin 2024, kjo kategori përbënte 23.2% të të rinjve të grupmoshës 15-29 vjeç.

Ky tregues, i njohur si NEET, konsiderohet një nga matësit më të rëndësishëm të përfshirjes së të rinjve në tregun e punës dhe në sistemin arsimor. Ai nuk tregon vetëm papunësinë, por edhe shkëputjen e të rinjve nga formimi i aftësive dhe nga mundësitë për punësim në të ardhmen.

Screenshot

Në krahasim me vendet e tjera të Evropës Juglindore, Shqipëria renditet në fund të tabelës, duke lënë pas vetëm Kosovën, ku niveli i të rinjve NEET është 30%. Shqipëria është më keq se Turqia, e cila ka 22.9%, Maqedonia e Veriut me 18.5%, Rumania me 17%, Bosnjë-Hercegovina me 14.3%, Mali i Zi me 14.2% dhe Serbia me 12.6%.

Diferenca me vendet më të zhvilluara të rajonit është edhe më e madhe. Në Slloveni, niveli i të rinjve NEET është vetëm 7.1%, në Kroaci 8.1%, në Greqi 10.4% dhe në Bullgari 10.9%. Mesatarja e gjithë rajonit është 15.4%, pra rreth 8 pikë përqindje më e ulët se në Shqipëri.

Raporti tregon se Shqipëria ka pasur një përmirësim të lehtë krahasuar me vitin 2019, kur të rinjtë NEET ishin 25.8%. Në vitin 2024, niveli ka zbritur në 23.2%. Megjithatë, ulja mbetet e kufizuar dhe nuk e ndryshon faktin se gati një në katër të rinj në vend vijon të jetë jashtë punës, arsimit dhe trajnimit.

Në nivel rajonal, situata është përmirësuar më shumë. Mesatarja e vendeve të Europës Juglindore ra nga 18.2% në vitin 2019 në 15.4% në vitin 2024. Kjo tregon se tregu i punës në rajon është rimëkëmbur pas pandemisë, por përfitimet nuk janë shpërndarë njësoj në të gjitha ekonomitë.

Sipas raportit, problemi i të rinjve NEET lidhet me dobësitë në kalimin nga shkolla në punë, me aftësitë që nuk përputhen gjithmonë me kërkesat e tregut dhe me mundësitë e kufizuara për trajnim profesional. Për Shqipërinë, ky është një sinjal i rëndësishëm, pasi vendi përballet njëkohësisht me emigracion, mungesë fuqie punëtore në disa sektorë dhe nevojë për ekonomi më konkurruese.

Raporti thekson se sfida e radhës nuk është vetëm rritja e punësimit në përgjithësi, por zgjerimi i pjesëmarrjes në tregun e punës për grupet që mbeten më shpesh jashtë tij. Të rinjtë janë një nga këto grupe kryesore.

Nëse Shqipëria nuk arrin të ulë më shpejt numrin e të rinjve jashtë pune dhe arsimit, rrezikon të humbasë një pjesë të rëndësishme të kapitalit njerëzor. Kjo gjë mund të ndikojë jo vetëm te papunësia, por edhe te produktiviteti, inovacioni dhe aftësia e ekonomisë për të mbajtur të rinjtë në vend. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
emigracion grupe NEET punë rinjte shkollë
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Dëmet e paguara në sigurime në janar-maj u rritën mbi tri herë më shumë se primet

08:26 - Qershor 25, 2026

Nga destinacion turistik në kantier mbetjesh, çfarë po ndodh me Kanionin e Erzenit?

06:02 - Qershor 25, 2026

Hapet tenderi për të ndërtuar shkallë në Gjirin e Filikurit, “copëza e parajsës” në rrezik mbipopullimi

06:00 - Qershor 25, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Dëmet e paguara në sigurime në janar-maj u rritën mbi tri herë më shumë se primet

gazetar_208:26 - Qershor 25, 20260

Tregu i sigurimeve e mbylli periudhën janar-maj 2026 me një ritëm të qëndrueshëm rritjeje, por…

Shqipëria ndër vendet me nivelin më të lartë në rajon të të rinjve as në punë, as në shkollë dhe as në trajnim

06:06 - Qershor 25, 2026

Nga destinacion turistik në kantier mbetjesh, çfarë po ndodh me Kanionin e Erzenit?

06:02 - Qershor 25, 2026

Hapet tenderi për të ndërtuar shkallë në Gjirin e Filikurit, “copëza e parajsës” në rrezik mbipopullimi

06:00 - Qershor 25, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

08:26 - Qershor 25, 2026

Dëmet e paguara në sigurime në janar-maj u rritën mbi tri herë më shumë se primet

06:06 - Qershor 25, 2026

Shqipëria ndër vendet me nivelin më të lartë në rajon të të rinjve as në punë, as në shkollë dhe as në trajnim

06:02 - Qershor 25, 2026

Nga destinacion turistik në kantier mbetjesh, çfarë po ndodh me Kanionin e Erzenit?

Dëmet e paguara në sigurime në janar-maj u rritën mbi tri herë më shumë se primet

08:26 - Qershor 25, 2026

Shqipëria ndër vendet me nivelin më të lartë në rajon të të rinjve as në punë, as në shkollë dhe as në trajnim

06:06 - Qershor 25, 2026

Nga destinacion turistik në kantier mbetjesh, çfarë po ndodh me Kanionin e Erzenit?

06:02 - Qershor 25, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter