Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Keir Starmer jep dorëheqjen si kryeministër dy vjet pas fitores historike në zgjedhje

11:15 - Qershor 22, 2026

Vijon falja fiskale, fshihen 215 milionë euro detyrime për mbi 25 mijë tatimpagues

10:49 - Qershor 22, 2026

“Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare

10:15 - Qershor 22, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

“Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare

10:15 - Qershor 22, 2026 Turizëm
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u promovuar si “Maldivet e Evropës” falë plazheve mahnitëse, ujërave të kristalta dhe çmimeve më të përballueshme, krahasuar me destinacionet tradicionale mesdhetare, shkruan Julie Delahaye në median britanike “Daily Express”.

Megjithatë, ekspertët e udhëtimeve paralajmërojnë se, ndonëse vendi po përjeton një bum interesi, turistët që planifikojnë pushime në vitin 2026, duhet të kenë pritshmëri realiste, për infrastrukturën dhe ofertën turistike, e cila vazhdon të zhvillohet me ritme të shpejta.

Shqipëria ndodhet rreth tre orë larg me linjë ajrore nga Britania e Madhe dhe është përshkruar si “Maldivet e Evropës”, falë plazheve të paprekura me rërë të bardhë, peizazheve të gjelbra dhe mbi 300 ditëve me diell në vit.

Vitet e fundit, Shqipëria është shndërruar në një pikë të re tërheqëse për pushuesit.

Fotot e plazheve të mbushura me diell dhe koktejeve në perëndim të diellit, të shpërndara në rrjetet sociale, kanë rritur ndjeshëm interesin e turistëve.

Një nga pikat më të njohura është Ksamili, i famshëm për ujërat e kristalta, gjiret me rërë dhe ishujt e vegjël përballë bregut.

Për pasojë, gjithnjë e më shumë britanikë po e konsiderojnë Shqipërinë, për pushimet verore dhe po kërkojnë këshilla nga ekspertët e udhëtimeve.

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se Shqipëria ndodhet ende në fazat e para të zhvillimit, si destinacion turistik dhe vizitorët duhet të menaxhojnë pritshmëritë e tyre.

“Shqipëria duhej të ishte destinacioni i vitit për 2026 ose 2027, por mendoj se do të duhen edhe disa vite që të marrë hov të plotë”, tha Amanda Mollentze nga kompania “Triangle Travel”.

“Është një vend i mrekullueshëm. Një nga punonjësit tanë e vizitoi me familjen dhe u mahnit. Është një destinacion në zhvillim”, shtoi ajo.

Sipas saj, Shqipëria mbetet ende një territor relativisht, i panjohur për pushimet e organizuara, dhe do të duhet kohë, që turistët të ndihen plotësisht të sigurt për ta zgjedhur, pasi deri vonë nuk ka qenë një vend i hapur masivisht ndaj turizmit.

Ajo beson se Shqipëria do të ndjekë rrugën e destinacioneve si Malta, Mali i Zi, Kazakistani dhe Uzbekistani, të cilat vitet e fundit, kanë përjetuar një rritje të madhe të turistëve dhe kanë investuar në infrastrukturë, për t’iu përgjigjur kërkesës.

Ekspertët nuk po thonë që turistët duhet të shmangin Shqipërinë, përkundrazi, vendi ofron shumë atraksione dhe tashmë, ka krijuar një bazë infrastrukture për vizitorët.

Megjithatë, ata theksojnë se pushuesit duhet të jenë realistë për llojin e pushimeve që mund të gjejnë.

Për turistët që preferojnë të eksplorojnë vende më pak të njohura, Shqipëria ofron shumë mundësi, nga ecjet në Alpet Shqiptare deri te vizita në Gjirokastër, qytetin e mbrojtur nga UNESCO, i njohur si “Qyteti i Gurtë”.

Ndërkohë, Tirana ofron muze, dyqane, kafene dhe restorante, për një pushim urban larg turmave të mëdha.

Por nëse turistët presin resorte luksoze me paketa gjithëpërfshirëse, të ngjashme me ato që gjenden në Portugali, Spanjë apo Greqi, Shqipëria ende nuk e ofron në të njëjtën shkallë këtë përvojë.

Edhe Richard Slater nga kompania e udhëtimeve “Henbury Travel” ndau të njëjtin mendim.

“Marrim shumë kërkesa për Shqipërinë, por mendoj se është ende pak herët për entuziazëm të madh. Njerëzit duan të ndihen të orientuar. Kemi parë interes të madh për Malin e Zi, Maltën dhe Madeirën, vende që deri para pak vitesh, nuk konsideroheshin destinacione kryesore”, tha ai.

Udhëtimi drejt Shqipërisë nuk është i vështirë. Kompanitë ajrore “Wizz Air”, “Ryanair” dhe “British Airways” ofrojnë fluturime direkte nga Britania e Madhe.

Megjithatë, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës mbetet pika kryesore hyrëse, ndaj turistët duhet të planifikojnë mirë lëvizjet, nëse dëshirojnë të eksplorojnë zona të tjera të vendit./ATSH

Ekofin Media
Ekofin Media
daily express destinacione shqipëria turistike
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Resorti luksoz brenda zonës së mbrojtur në Sardenjë përplas qeverinë me autoritetet lokale

05:59 - Qershor 22, 2026

“Noticias del Vino”: Nga Riviera te Alpet, arsyet pse Shqipëria po bëhet destinacioni më i lakmuar i Evropës

13:57 - Qershor 21, 2026

Media gjermane “HolidayCheck.de”: plazhet e Shqipërisë, “sekreti” i Adriatikut

08:48 - Qershor 20, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Vijon falja fiskale, fshihen 215 milionë euro detyrime për mbi 25 mijë tatimpagues

gazetar_110:49 - Qershor 22, 20260

Procesi i faljes së detyrimeve tatimore të papaguara vijon të japë rezultate, ndërsa Administrata Tatimore…

Qiratë “hanë” pagat, Tirana mes kryeqyteteve më pak të përballueshme të Europës

08:50 - Qershor 22, 2026

“Shëndetësia falas”, gati gjysmën e shpenzimeve e paguajnë qytetarët nga xhepi, shifra më e lartë në rajon

06:05 - Qershor 22, 2026

Resorti luksoz brenda zonës së mbrojtur në Sardenjë përplas qeverinë me autoritetet lokale

05:59 - Qershor 22, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

10:49 - Qershor 22, 2026

Vijon falja fiskale, fshihen 215 milionë euro detyrime për mbi 25 mijë tatimpagues

08:50 - Qershor 22, 2026

Qiratë “hanë” pagat, Tirana mes kryeqyteteve më pak të përballueshme të Europës

06:05 - Qershor 22, 2026

“Shëndetësia falas”, gati gjysmën e shpenzimeve e paguajnë qytetarët nga xhepi, shifra më e lartë në rajon

Keir Starmer jep dorëheqjen si kryeministër dy vjet pas fitores historike në zgjedhje

11:15 - Qershor 22, 2026

Vijon falja fiskale, fshihen 215 milionë euro detyrime për mbi 25 mijë tatimpagues

10:49 - Qershor 22, 2026

“Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare

10:15 - Qershor 22, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter