Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Jo kundër kapitalit të huaj, por kundër “kapitalizmit” vendas

10:27 - Qershor 20, 2026

Sorrat, Flamingot dhe Peshkaqenët e Butrintit

10:26 - Qershor 20, 2026

Hendeku fiskal mes bashkive, Himara arrin 212 mijë lekë për banor në 2025

08:55 - Qershor 20, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Indeksi i Altax, mirëqënia është rritur në dekadën e fundit, por janë thelluar pabarazitë

07:10 - Qershor 20, 2026 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Shqipëria ka përmirësuar treguesit e mirëqenies gjatë dekadës së fundit, por përfitimet e rritjes ekonomike nuk janë shpërndarë në mënyrë të barabartë mes qytetarëve. Ky është përfundimi kryesor i raportit më të fundit të ALTAX “A po jetohet më mirë në Shqipëri? Analizë e Mirëqenies Kombëtare 2015-2025”, i cili mat zhvillimin e vendit përtej treguesve tradicionalë ekonomikë si Prodhimi i Brendshëm Bruto.

Sipas raportit, Indeksi i Mirëqenies në Shqipëri (Albania Wellbeing Index – AWI) ka arritur në 71.2 pikë në vitin 2025, nga 52.4 pikë në vitin 2015, duke shënuar një përmirësim relativ prej 35.9%. Vlerësimi bazohet në gjashtë dimensione kryesore: mirëqenien ekonomike, shëndetin, arsimin, mirëqenien sociale dhe subjektive, mjedisin dhe infrastrukturën, si dhe indekset e përbëra ndërkombëtare.

Raporti evidenton se Shqipëria ka regjistruar rritje reale të PBB-së për frymë me rreth 45-50%, ulje të varfërisë nga 27.5% në vitin 2015 në 19.2% në vitin 2024, si dhe kalimin për herë të parë në kategorinë e vendeve me “Zhvillim Shumë të Lartë Njerëzor”, me një Indeks të Zhvillimit Njerëzor (HDI) prej 0.810. Përmirësime janë shënuar edhe në jetëgjatësi, arsim dhe barazi gjinore.

Megjithatë, studimi thekson se progresi mbetet jo gjithëpërfshirës. Shqipëria regjistron humbjen më të lartë në rajon nga pabarazia, me një diferencë prej 13% mes HDI dhe indeksit të korrigjuar për pabarazinë (IHDI). Po ashtu, 40.5% e popullsisë vazhdon të jetë në rrezik varfërie ose përjashtimi social, ndërsa rreth 900 mijë qytetarë jetojnë ende në kushte të privimit material dhe social të rëndë.

Sipas analizës së ALTAX, përfituesit kryesorë të rritjes së dekadës së fundit kanë qenë shtresa e mesme urbane, sektorët e lidhur me turizmin dhe familjet që mbështeten te remitancat. Në anën tjetër, zonat rurale, pensionistët dhe familjet me të ardhura të ulëta vijojnë të mos ndiejnë në të njëjtën masë efektet e përmirësimit ekonomik.

Një tjetër problem i evidentuar është mjedisi. Niveli i ndotjes me grimca PM2.5 mbetet rreth tre herë mbi normat e rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, ndërsa energjia e prodhuar nga burimet diellore dhe të erës mbetet ende në nivele shumë të ulëta. Raporti vlerëson se pikërisht dimensioni mjedisor është hallka më e dobët që frenon rritjen e mëtejshme të indeksit të mirëqenies.

Autorët e raportit argumentojnë se rritja ekonomike ka kontribuar me rreth 68% të përmirësimit të indeksit AWI, ndërsa reformat institucionale dhe avancimi në barazinë gjinore kanë dhënë gjithashtu ndikim pozitiv. Megjithatë, sistemi aktual fiskal konsiderohet si një nga faktorët kryesorë që kufizon shpërndarjen më të drejtë të përfitimeve të rritjes ekonomike.

Për periudhën 2026-2030, ALTAX propozon pesë prioritete kryesore: indeksimin automatik të pensioneve dhe ndihmës ekonomike, reformë fiskale progresive dhe luftë më të fortë kundër evazionit, zhvillim të balancuar rural, rritje të shpenzimeve për shëndetësi dhe arsim në të paktën 5% të PBB-së secili, si dhe përshpejtimin e tranzicionit energjetik. Sipas raportit, zbatimi i koordinuar i këtyre masave mund ta çojë indeksin e mirëqenies në mbi 80 pikë deri në vitin 2030. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
Altax jetohet qytetarët shqipëri
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Hendeku fiskal mes bashkive, Himara arrin 212 mijë lekë për banor në 2025

08:55 - Qershor 20, 2026

13 kërkesa për mbrojtje të prokurorëve në 2025, vetëm një u refuzua

07:43 - Qershor 20, 2026

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

19:10 - Qershor 19, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Hendeku fiskal mes bashkive, Himara arrin 212 mijë lekë për banor në 2025

gazetar_208:55 - Qershor 20, 20260

Të ardhurat e pushtetit vendor në vitin 2025 tregojnë një përqendrim të fortë te bashkitë…

13 kërkesa për mbrojtje të prokurorëve në 2025, vetëm një u refuzua

07:43 - Qershor 20, 2026

Indeksi i Altax, mirëqënia është rritur në dekadën e fundit, por janë thelluar pabarazitë

07:10 - Qershor 20, 2026

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

19:10 - Qershor 19, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

08:55 - Qershor 20, 2026

Hendeku fiskal mes bashkive, Himara arrin 212 mijë lekë për banor në 2025

07:43 - Qershor 20, 2026

13 kërkesa për mbrojtje të prokurorëve në 2025, vetëm një u refuzua

07:10 - Qershor 20, 2026

Indeksi i Altax, mirëqënia është rritur në dekadën e fundit, por janë thelluar pabarazitë

Jo kundër kapitalit të huaj, por kundër “kapitalizmit” vendas

10:27 - Qershor 20, 2026

Sorrat, Flamingot dhe Peshkaqenët e Butrintit

10:26 - Qershor 20, 2026

Hendeku fiskal mes bashkive, Himara arrin 212 mijë lekë për banor në 2025

08:55 - Qershor 20, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter