Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Facebook dhe Instagram jashtë funksionit, mijëra raportime për probleme

16:41 - Qershor 12, 2026

Finlanda dhe Irlanda udhëheqin në BE për punën nga shtëpia, Rumania e Bullgaria në vendet e fundit

15:36 - Qershor 12, 2026

BSH, SEPA dhe modernizimi i sistemit tonë financiar

14:33 - Qershor 12, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Kadastra “zgjohet” për zgjedhje, regjistrimi i titujve të tokës bujqësore shënoi rekord në 2025

06:02 - Qershor 12, 2026 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Ashtu si edhe me legalizimet, edhe për regjistrimin e titujve të tokës bujqësore, Kadastra është bërë shumë e shkathët në vitin zgjedhor 2025.

Të dhënat tregojnë se regjistrimi i titujve mbi tokën bujqësore pati rritje të fortë në vitin 2025. Në vitin 2019 u regjistruan 8,311 tituj, në vitin 2020 18,576, në vitin 2021 22,400, në vitin 2022 18,296, në vitin 2023 8,820 dhe në vitin 2024 vetëm 1,627. Në vitin 2025, regjistrimet u rritën në 26,769 tituj, duke e çuar totalin për periudhën 2019–2025 në 104,799 tituj të regjistruar mbi tokën bujqësore.

Edhe në këtë rast ashtu edhe si me legalizimet, ka dy periudha rritjeje të regjistrimeve, në vitin 2025 dhe 2021, që përkojnë me vitet e zgjedhjeve të përgjithshme.

Në përgjithësi, formalizimi i tokës bujqësore vijon të mbetet një nga proceset më të vështira të pronësisë në Shqipëri, kryesisht për shkak të dokumentacionit të mangët dhe vonesave të trashëguara nga ndarja e tokës pas vitit 1991. Në raportin për vitin 2025, Agjencia Shtetërore e Kadastrës evidenton se procesi ka ecur, por jo me të njëjtin ritëm me numrin e kërkesave të administruara nga qytetarët.

Kalimi në pronësi i tokës bujqësore të dhënë në përdorim lidhet me ligjin 7501/1991 “Për tokën”, ndërsa pas hyrjes në fuqi të ligjit 20/2020 “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë”, procesi u bazua te dokumentacioni i ndarjes së tokës i depozituar pranë njësive vendore, ish-seksioneve të kadastrës dhe Drejtorive të Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës. Por ASHK thekson se ky dokumentacion është dorëzuar me vonesa dhe, në shumë raste, është i paplotë.

Sipas raportit, dokumentacioni i ndarjes së tokës ende nuk është dorëzuar plotësisht nga Drejtoritë e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë këshillave të qarqeve Vlorë, Berat, Gjirokastër dhe Kukës, si edhe nga prefekturat e qarqeve Berat, Shkodër, Tiranë dhe Vlorë. Edhe pse bashkitë e kanë dorëzuar dokumentacionin arkivor që kanë administruar, ASHK vëren se ai është shumë i mangët, çka e vështirëson verifikimin ligjor të kalimit të tokës nga përdorimi në pronësi.

Në total, nga njësitë e vetëqeverisjes vendore janë administruar mbi 27,000 kërkesa për këtë proces. Gjatë vitit 2025 janë trajtuar 2,454 kërkesa dhe janë dhënë 245 vendime për kalimin ose moskalimin e tokës bujqësore nga përdorimi në pronësi. Diferenca e madhe mes kërkesave të trajtuara dhe vendimeve të marra lidhet, sipas ASHK, me problematikat në plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm ligjor.

Megjithatë, viti 2025 shënon një rritje të ndjeshme të vendimmarrjes. Në vitin 2022 ishin marrë vetëm 15 vendime për kalimin e tokës bujqësore nga përdorimi në pronësi, në vitin 2023 vetëm 6 vendime, ndërsa në vitin 2024 numri u rrit në 41. Në vitin 2025, vendimet arritën në 245, niveli më i lartë i periudhës së raportuar.

Këto të dhëna tregojnë se formalizimi i tokës bujqësore ka marrë ritëm gjatë vitit 2025, por mbetet ende i kushtëzuar nga cilësia e dokumentacionit të trashëguar. /ekofin.al

 

Ekofin Media
Ekofin Media
ASHK përdorimi pronësia siguria juridike titujt toka bujqësore
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Falja fiskale nis me kompensimin automatik, 13,408 tatimpagues përfitojnë 10.4 milionë euro

14:27 - Qershor 12, 2026

Turqit e Fortis nisin ndërtimin e centralit fotovoltaik 75 MW me sistem magazinimi në Ersekë

13:48 - Qershor 12, 2026

Sejko: Nafta dhe tensionet globale, rrezik për rritjen e çmimeve

13:10 - Qershor 12, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Falja fiskale nis me kompensimin automatik, 13,408 tatimpagues përfitojnë 10.4 milionë euro

gazetar_114:27 - Qershor 12, 20260

Administrata Tatimore ka realizuar kompensimin automatik të tepricës kreditore me detyrimet tatimore të papaguara, në…

Turqit e Fortis nisin ndërtimin e centralit fotovoltaik 75 MW me sistem magazinimi në Ersekë

13:48 - Qershor 12, 2026

Sejko: Nafta dhe tensionet globale, rrezik për rritjen e çmimeve

13:10 - Qershor 12, 2026

Euro bie për herë të parë nën 95 lekë, sezoni turistik po ushtron presion të ri mbi monedhën europiane

12:42 - Qershor 12, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

14:27 - Qershor 12, 2026

Falja fiskale nis me kompensimin automatik, 13,408 tatimpagues përfitojnë 10.4 milionë euro

13:48 - Qershor 12, 2026

Turqit e Fortis nisin ndërtimin e centralit fotovoltaik 75 MW me sistem magazinimi në Ersekë

13:10 - Qershor 12, 2026

Sejko: Nafta dhe tensionet globale, rrezik për rritjen e çmimeve

Facebook dhe Instagram jashtë funksionit, mijëra raportime për probleme

16:41 - Qershor 12, 2026

Finlanda dhe Irlanda udhëheqin në BE për punën nga shtëpia, Rumania e Bullgaria në vendet e fundit

15:36 - Qershor 12, 2026

BSH, SEPA dhe modernizimi i sistemit tonë financiar

14:33 - Qershor 12, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter