Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Gjoba 120 mln euro ndaj Bankers, Malaj: Deri tani janë mbledhur 1.5 mln dollarë

16:54 - Qershor 11, 2026

“Shqiponja” dhe “Flamingo”, dallime shtresore në tubimet politike në Shqipërinë e sotme

16:32 - Qershor 11, 2026

Ashpërsohet konflikti SHBA-Iran, Trump paralajmëron sekuestrim të Ishullit Kharg dhe aseteve të tjera iraniane

16:03 - Qershor 11, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Ekskluzive/ Kreditë e buta në Tiranë, publikohet lista e fituesve të fazës së parë

15:54 - Qershor 11, 2026 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Publikohet lista e aplikimeve fituese dhe jo fituese të fazës së parë për programin social “Subvencionimi i Interesave të Kredisë”, i njohur ndryshe si programi i kredive të buta.

Ekofin.al disponon të dyja listat, si të aplikimeve fituese, ku rezultojnë 2871 persona, ashtu edhe ato jofituese, që janë 1538 persona.

Programi mbështetet në ligjin “Për strehimin social” dhe në vendimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës, datë 26 shkurt 2026, për miratimin e sistemit të pikëzimit, nivelit minimal dhe maksimal të të ardhurave, nivelit të kreditimit dhe dokumentacionit që duhet të plotësojnë individët apo familjet për t’u trajtuar me këtë skemë.

Në njoftim sqarohet se për individët që kanë aplikuar brenda së njëjtës certifikatë familjare, dokumentacioni duhet të dorëzohet vetëm nga njëri prej aplikantëve, për të gjithë anëtarët madhorë sipas certifikatës familjare.

Po ashtu, individët apo familjet që kanë rezultuar përfituese nga ky program në thirrjen e realizuar gjatë vitit 2025, për të cilët është miratuar shtyrja e afatit nga Enti Kombëtar i Banesave, nuk mund të aplikojnë në këtë thirrje.

Aplikantët që nuk janë kualifikuar si përfitues në fazën e parë kanë të drejtë të paraqesin ankim brenda 5 ditëve pune nga data e publikimit të listës. Afati i ankimit është nga 10 qershori deri më 16 qershor 2026.

Ankimi mund të paraqitet elektronikisht përmes portalit qeveritar e-Albania, duke zgjedhur shërbimin “Kërkesë për të përfituar nga programet e strehimit social”, ose fizikisht pranë sporteleve të shërbimit të sektorit të informimit dhe shërbimeve publike.

Bashkia sqaron se faza e dytë, që lidhet me dorëzimin e dokumentacionit nga aplikantët e kualifikuar, do të vijojë me një njoftim të dytë publik. /ekofin.al

 

Lista-fitues-dhe-jofitues-te-fazes-se-pare

 

 

Ekofin Media
Ekofin Media
bashkia Faza e parë Kreditë e buta lista përfituesve
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Rregulla të reja për bastet sportive online, jo pagesa cash, fitimet kalojnë vetëm përmes bankave dhe institucioneve të pagesave

15:17 - Qershor 11, 2026

Karakaçi shpjegon koncesionin Thumanë–Kashar, kosto totale e kontratës 1 miliard euro

14:39 - Qershor 11, 2026

Banka Qendrore Europiane rrit normat e interesit për herë të parë pas gati tre vitesh

14:37 - Qershor 11, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Ekskluzive/ Kreditë e buta në Tiranë, publikohet lista e fituesve të fazës së parë

gazetar_115:54 - Qershor 11, 20260

Publikohet lista e aplikimeve fituese dhe jo fituese të fazës së parë për programin social…

Rregulla të reja për bastet sportive online, jo pagesa cash, fitimet kalojnë vetëm përmes bankave dhe institucioneve të pagesave

15:17 - Qershor 11, 2026

Karakaçi shpjegon koncesionin Thumanë–Kashar, kosto totale e kontratës 1 miliard euro

14:39 - Qershor 11, 2026

Banka Qendrore Europiane rrit normat e interesit për herë të parë pas gati tre vitesh

14:37 - Qershor 11, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:54 - Qershor 11, 2026

Ekskluzive/ Kreditë e buta në Tiranë, publikohet lista e fituesve të fazës së parë

15:17 - Qershor 11, 2026

Rregulla të reja për bastet sportive online, jo pagesa cash, fitimet kalojnë vetëm përmes bankave dhe institucioneve të pagesave

14:39 - Qershor 11, 2026

Karakaçi shpjegon koncesionin Thumanë–Kashar, kosto totale e kontratës 1 miliard euro

Gjoba 120 mln euro ndaj Bankers, Malaj: Deri tani janë mbledhur 1.5 mln dollarë

16:54 - Qershor 11, 2026

“Shqiponja” dhe “Flamingo”, dallime shtresore në tubimet politike në Shqipërinë e sotme

16:32 - Qershor 11, 2026

Ashpërsohet konflikti SHBA-Iran, Trump paralajmëron sekuestrim të Ishullit Kharg dhe aseteve të tjera iraniane

16:03 - Qershor 11, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter