Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Gjoba 120 mln euro ndaj Bankers, Malaj: Deri tani janë mbledhur 1.5 mln dollarë

16:54 - Qershor 11, 2026

“Shqiponja” dhe “Flamingo”, dallime shtresore në tubimet politike në Shqipërinë e sotme

16:32 - Qershor 11, 2026

Ashpërsohet konflikti SHBA-Iran, Trump paralajmëron sekuestrim të Ishullit Kharg dhe aseteve të tjera iraniane

16:03 - Qershor 11, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Rregulla të reja për bastet sportive online, jo pagesa cash, fitimet kalojnë vetëm përmes bankave dhe institucioneve të pagesave

15:17 - Qershor 11, 2026 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Ministria e Financave ka miratuar një udhëzim të ri që vendos procedura të detajuara për kryerjen e pagesave dhe tërheqjen e fitimeve në tregun e basteve sportive online, duke forcuar ndjeshëm kontrollin mbi qarkullimin e parave dhe gjurmueshmërinë e transaksioneve.

Udhëzimi nr. 13, datë 5 qershor 2026, parashikon se çdo pagesë që lidhet me bastet sportive online do të kryhet ekskluzivisht përmes agjentëve financiarë të licencuar nga Banka e Shqipërisë, duke eliminuar plotësisht përdorimin e parave në dorë.

Një nga ndryshimet më të rëndësishme është ndalimi i çdo transaksioni cash, si në momentin kur lojtari depoziton para për të vendosur baste, ashtu edhe në momentin kur organizatori paguan fitimet. Sipas udhëzimit, organizatorëve të licencuar u ndalohet pranimi ose kryerja e pagesave me para në dorë dhe çdo depozitë apo tërheqje duhet të realizohet vetëm përmes llogarive bankare, kartave të pagesës apo portofolëve elektronikë që i përkasin vetë lojtarit.

Ministria argumenton se kjo masë synon rritjen e transparencës, forcimin e kontrollit ndaj pastrimit të parave dhe garantimin e gjurmueshmërisë së plotë të çdo veprimi financiar në sistemin e basteve online.

Udhëzimi përcakton se çdo transaksion duhet të jetë i identifikueshëm në mënyrë unike dhe i gjurmueshëm njëkohësisht në sistemet e organizatorit, të agjentit financiar dhe në Sistemin Qendror të Monitorimit Online (SQMO), i cili administrohet nga Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit.

Një tjetër risi është detyrimi që depozitimet të kryhen vetëm nga mjete pagese në emër të vetë lojtarit. Nëse identiteti i mbajtësit të kartës, llogarisë apo portofolit elektronik nuk përputhet me identitetin e lojtarit të regjistruar në platformë, transaksioni refuzohet automatikisht.

Të njëjtat rregulla vlejnë edhe për fitimet. Organizatori mund të paguajë fitimet vetëm në llogarinë personale të lojtarit dhe në të njëjtën llogari pagese nga e cila janë kryer depozitimet. Kreditimi i fitimeve në llogari të personave të tretë ose në mjete pagese që nuk i përkasin lojtarit ndalohet shprehimisht.

Udhëzimi vendos gjithashtu kufizime të forta mbi regjistrimin e lojtarëve. Lejohet vetëm një llogari për çdo person dhe nuk pranohen lojtarë nën moshën 21 vjeç. Po ashtu, organizatorët janë të detyruar të bllokojnë aksesin e personave të përfshirë në listën e vetëpërjashtimit të administruar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit.

Për të rritur sigurinë financiare, fondet e lojtarëve duhet të mbahen në llogari të veçanta pranë institucioneve financiare të licencuara. Këto fonde nuk mund të përzihen me fondet operative të organizatorit dhe, në rast vështirësish financiare të kompanisë, ato gëzojnë përparësi ndaj kreditorëve të tjerë.

Organizatorët do të kenë gjithashtu detyrimin të kryejnë rakordim ditor të fondeve të lojtarëve dhe të raportojnë çdo mospërputhje pranë Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit. Çdo diferencë negative duhet të korrigjohet jo më vonë se ora 12:00 e ditës pasardhëse.

Rregullat e reja forcojnë edhe mekanizmat kundër pastrimit të parave. Organizatorët duhet të monitorojnë transaksionet e pazakonta, të dokumentojnë rastet e dyshimta dhe t’i raportojnë ato pranë Agjencisë së Inteligjencës Financiare. Në raste të dyshimit të arsyeshëm, ata mund të bllokojnë përkohësisht llogaritë ose transaksionet dhe të njoftojnë autoritetet përkatëse.

Gjithashtu, çdo muaj kompanitë e licencuara do t’i raportojnë autoritetit mbikëqyrës të dhëna të detajuara mbi shumat e luajtura, fitimet e paguara, depozitat, tërheqjet, numrin e lojtarëve aktivë dhe transaksionet me vlerë mbi 1 milion lekë. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
Bastet ministria e financave online sportive
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Ekskluzive/ Kreditë e buta në Tiranë, publikohet lista e fituesve të fazës së parë

15:54 - Qershor 11, 2026

Karakaçi shpjegon koncesionin Thumanë–Kashar, kosto totale e kontratës 1 miliard euro

14:39 - Qershor 11, 2026

Banka Qendrore Europiane rrit normat e interesit për herë të parë pas gati tre vitesh

14:37 - Qershor 11, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Ekskluzive/ Kreditë e buta në Tiranë, publikohet lista e fituesve të fazës së parë

gazetar_115:54 - Qershor 11, 20260

Publikohet lista e aplikimeve fituese dhe jo fituese të fazës së parë për programin social…

Rregulla të reja për bastet sportive online, jo pagesa cash, fitimet kalojnë vetëm përmes bankave dhe institucioneve të pagesave

15:17 - Qershor 11, 2026

Karakaçi shpjegon koncesionin Thumanë–Kashar, kosto totale e kontratës 1 miliard euro

14:39 - Qershor 11, 2026

Banka Qendrore Europiane rrit normat e interesit për herë të parë pas gati tre vitesh

14:37 - Qershor 11, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:54 - Qershor 11, 2026

Ekskluzive/ Kreditë e buta në Tiranë, publikohet lista e fituesve të fazës së parë

15:17 - Qershor 11, 2026

Rregulla të reja për bastet sportive online, jo pagesa cash, fitimet kalojnë vetëm përmes bankave dhe institucioneve të pagesave

14:39 - Qershor 11, 2026

Karakaçi shpjegon koncesionin Thumanë–Kashar, kosto totale e kontratës 1 miliard euro

Gjoba 120 mln euro ndaj Bankers, Malaj: Deri tani janë mbledhur 1.5 mln dollarë

16:54 - Qershor 11, 2026

“Shqiponja” dhe “Flamingo”, dallime shtresore në tubimet politike në Shqipërinë e sotme

16:32 - Qershor 11, 2026

Ashpërsohet konflikti SHBA-Iran, Trump paralajmëron sekuestrim të Ishullit Kharg dhe aseteve të tjera iraniane

16:03 - Qershor 11, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter