Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Denar Biba i Konkurrencës: “Nuk na kontrollon dot as KLSH, as Kuvendi, na rrëzon vetëm gjykata!”

12:43 - Qershor 11, 2026

Falja fiskale në zbatim, të gjitha afatet dhe si mund të përfitoni

12:15 - Qershor 11, 2026

Qeveria miraton ndryshimet në projektligjin për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare

12:09 - Qershor 11, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Skema shtetërore e pensioneve mbetet defiçitare, 106 milionë euro subvencionim në 2025

06:05 - Qershor 11, 2026 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Skema e sigurimeve shoqërore vijon të mbetet nën presion nga rritja e numrit të pensionistëve, niveli i ulët i pensioneve dhe raporti i ngushtë mes kontribuesve dhe përfituesve. Të dhënat e Institutit të Sigurimeve Shoqërore për periudhën janar-dhjetor 2025 tregojnë se të ardhurat totale të ISSH-së arritën në 193.9 miliardë lekë, ndërsa shpenzimet totale ishin 204.1 miliardë lekë. Vetëm për skemën e detyrueshme, shpenzimet arritën në 195.7 miliardë lekë, kundrejt 185.5 miliardë lekëve të ardhura, duke e mbajtur sistemin të varur nga subvencioni buxhetor. Subvencioni për vitin 2025 rezultoi 10.2 miliardë lekë, ndërsa shpenzimet e ISSH-së zunë 7.72% të PBB-së.

Problematike mbetet norma e varësisë së sistemit. Sipas ISSH-së, në vitin 2025 kishte mesatarisht 1.18 kontribues për çdo pension. Ky raport tregon se skema ka një bazë të kufizuar financimi përballë numrit të lartë të përfituesve dhe e bën të vështirë rritjen e qëndrueshme të pensioneve vetëm përmes kontributeve aktuale.

Pensionistët shtohen, por baza e kontribuesve mbetet e brishtë

Numri i pensioneve në fund të vitit 2025 arriti në 754,981 persona përfitues, nga 721,399 në vitin 2024, me një rritje prej 4.7%. Rritja është më e fortë te pensionet urbane, të cilat arritën në 668,094, nga 630,143 një vit më parë, ose 6% më shumë. Ndërkohë, pensionet rurale ranë në 86,887, nga 91,256 në vitin 2024, duke shënuar një tkurrje prej 4.8%.

Nga ana tjetër, numri mesatar i kontribuesve arriti në 870,964 persona, me rritje 3.2% krahasuar me vitin 2024. Kontribuesit nga subjektet përbëjnë pjesën dërrmuese të sistemit, me 836,910 persona, ndërsa sektori privat mban peshën më të madhe, me 559,457 kontribues ose 64.2% të totalit. Të vetëpunësuarit në bujqësi arritën në 101,088 kontribues, me rritje 13.8%, por pesha e tyre në sistem mbetet 11.6%.

Edhe pse kontribuesit po rriten, numri i pensioneve dhe shpenzimeve rritet me ritëm të lartë. Të ardhurat e sigurimeve shoqërore u rritën me 10.7% në vitin 2025, ndërsa shpenzimet u rritën me 8.1%. Në vlerë absolute, shpenzimet për pensione arritën në 163.9 miliardë lekë, duke zënë pjesën më të madhe të shpenzimeve të skemës.

Pensionet rurale mbeten shumë më të ulëta

Pabarazia mes pensioneve urbane dhe rurale mbetet një tjetër shqetësim social. Në vitin 2025, pensioni mesatar mujor i pleqërisë në zonat urbane ishte 20,123 lekë, ndërsa të ardhurat mesatare mujore të një pensionisti urban, duke përfshirë kompensimet, arrinin në 21,153 lekë. Për pensionet rurale të pleqërisë, pensioni mesatar ishte vetëm 12,313 lekë, ndërsa të ardhurat mesatare mujore arrinin në 12,866 lekë.

Hendeku bëhet edhe më i fortë te pensionet familjare. Në zonat urbane, pensioni mesatar familjar ishte 9,490 lekë në muaj, ndërsa në zonat rurale vetëm 1,716 lekë. Kjo tregon se një pjesë e përfituesve, sidomos në zonat rurale, mbetet e ekspozuar ndaj të ardhurave shumë të ulëta mujore, në një kohë kur kostoja e jetesës është rritur.

Edhe ecuria në vite tregon një rritje graduale, por jo të mjaftueshme për të zbutur diferencat. Pensioni mesatar urban i pleqërisë u rrit nga 17,258 lekë në vitin 2021 në 20,123 lekë në vitin 2025, ndërsa ai rural nga 9,295 lekë në 11,878 lekë sipas grafikut të ISSH-së për masën mesatare në vite.

Pensionet e pjesshme dominojnë në qytete

Në fund të vitit 2025, pensionet urbane të pleqërisë ishin 562,924, duke përbërë 84.3% të pensioneve urbane. Por brenda kësaj kategorie, pensionet e pjesshme janë më të shumta se pensionet e plota. Sipas ISSH-së, pensionet urbane të pleqërisë së plotë ishin 237,977, ndërsa pensionet e pjesshme arritën në 321,522. Kjo tregon se një pjesë e madhe e qytetarëve dalin në pension pa periudhë të plotë kontributive, çka ndikon drejtpërdrejt në masën e përfitimit.

Në zonat rurale, pensionet e pleqërisë ishin 78,161, nga të cilat 45,700 pensione të plota dhe 32,461 pensione të pjesshme. Edhe pse numri i pensioneve rurale është në rënie, niveli i ulët i përfitimit mbetet një nga dobësitë më të mëdha të skemës për këtë kategori.

Pensionet e reja dhe diferenca gjinore

Të dhënat për pensionet e reja të lidhura gjatë vitit 2025 tregojnë se u lidhën 42,905 pensione të reja, nga të cilat 22,787 për meshkuj dhe 20,118 për femra. Masa mesatare mujore e pensioneve të reja ishte 18,340 lekë për meshkujt dhe 14,408 lekë për femrat, me një mesatare totale prej 16,496 lekësh.

Kjo diferencë lidhet me historinë kontributive dhe nivelin e pagave mbi të cilat janë paguar kontributet. ISSH raporton se për pensionet e reja të pleqërisë, shkalla e zëvendësimit ndaj pagës mesatare neto ishte 64.3%, ndërsa ndaj pagës mesatare bruto 51.7%.

Emigracioni dhe sigurimi vullnetar

Statistikat flasin për një interes të rritur  për sigurimin vullnetar, sidomos nga shqiptarët jashtë vendit. Në vitin 2025, sigurimi vullnetar kishte 6,153 kontribues fizikë dhe 8,801 vite-njerëz kontribute, me 912 milionë lekë kontribute të mbledhura. Nga këta, 2,393 kontribues ishin jashtë vendit, ose 38.9% e totalit.

Pjesa më e madhe e marrëveshjeve të sigurimit vullnetar lidhet me mbulimin e periudhave të kaluara, që përbën 64.4% të rasteve, ndërsa 35.4% lidhet me sigurim vullnetar aktual. Sipas grupmoshave, 63.5% e kontribuesve vullnetarë janë mbi 50 vjeç, çka tregon se interesi për plotësimin e viteve të pensionit rritet kryesisht pranë moshës së përfitimit.

Administrimi është brenda afateve, por sfida kryesore është financiare

Në aspektin administrativ, ISSH raporton se koha mesatare e përpunimit të kërkesave për pension pleqërie ishte 25.7 ditë, për pension invaliditeti 28.2 ditë dhe për pension familjar 25.7 ditë. Pensionet e lidhura para afatit përbënin 98.3% të totalit për pensionet e pleqërisë, 95.1% për pensionet e invaliditetit dhe 98.2% për pensionet familjare.

Megjithatë, problematika kryesore e sistemit nuk duket të jetë vetëm administrative, por strukturore dhe financiare. Skema ka më shumë pensionistë, pensione ende të ulëta, diferenca të mëdha mes zonave urbane dhe rurale, si dhe një raport të dobët mes kontribuesve dhe përfituesve.

Në këtë kontekst, të dhënat e vitit 2025 tregojnë se pensionet mbeten një nga çështjet më të ndjeshme sociale në vend, ku rritja e të ardhurave nga kontributet nuk mjafton ende për të garantuar përfitime më të larta dhe më të barabarta për të moshuarit. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
invaliditeti pensionet skema vullnetare
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Denar Biba i Konkurrencës: “Nuk na kontrollon dot as KLSH, as Kuvendi, na rrëzon vetëm gjykata!”

12:43 - Qershor 11, 2026

Falja fiskale në zbatim, të gjitha afatet dhe si mund të përfitoni

12:15 - Qershor 11, 2026

Qeveria miraton ndryshimet në projektligjin për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare

12:09 - Qershor 11, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Denar Biba i Konkurrencës: “Nuk na kontrollon dot as KLSH, as Kuvendi, na rrëzon vetëm gjykata!”

gazetar_112:43 - Qershor 11, 20260

Denar Biba, kreu i Autoritetit të Konkurrencës, i rizgjedhur së fundmi në një mandat të…

Falja fiskale në zbatim, të gjitha afatet dhe si mund të përfitoni

12:15 - Qershor 11, 2026

Qeveria miraton ndryshimet në projektligjin për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare

12:09 - Qershor 11, 2026

Ndryshimet në administratë, këshilltarët largohen automatikisht kur ikën ministri

08:55 - Qershor 11, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

12:43 - Qershor 11, 2026

Denar Biba i Konkurrencës: “Nuk na kontrollon dot as KLSH, as Kuvendi, na rrëzon vetëm gjykata!”

12:15 - Qershor 11, 2026

Falja fiskale në zbatim, të gjitha afatet dhe si mund të përfitoni

12:09 - Qershor 11, 2026

Qeveria miraton ndryshimet në projektligjin për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare

Denar Biba i Konkurrencës: “Nuk na kontrollon dot as KLSH, as Kuvendi, na rrëzon vetëm gjykata!”

12:43 - Qershor 11, 2026

Falja fiskale në zbatim, të gjitha afatet dhe si mund të përfitoni

12:15 - Qershor 11, 2026

Qeveria miraton ndryshimet në projektligjin për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare

12:09 - Qershor 11, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter