Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Tirana, më shumë beton, më pak parqe dhe kënde lojërash për fëmijë

18:29 - Qershor 4, 2026

Paqja Fiskale 2026, Tatimet publikojnë sqarime të reja për bizneset

17:24 - Qershor 4, 2026

Strategjia e re për biznesin, synohet rritja e eksporteve, produktivitetit dhe inovacionit

17:20 - Qershor 4, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Paqja Fiskale 2026, Tatimet publikojnë sqarime të reja për bizneset

17:24 - Qershor 4, 2026 Biznes
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Ndërsa kanë mbetur vetëm pak orë nga përfundimi i afatit për aplikimet në skemën e Paqes Fiskale 2026, Administrata Tatimore ka publikuar një seri sqarimesh për disa nga pyetjet më të shpeshta të bizneseve dhe tatimpaguesve. Përgjigjet prekin çështje që lidhen me monitorimin pas nënshkrimit të marrëveshjes, kushtet për përfitim, pagesën e kësteve dhe ndryshimin e pasqyrave financiare.

Pyetje dhe përgjigje nga Tatimet

Gjatë vitit për të cilin kam nënshkruar Marrëveshjen e Paqes Fiskale, a do të monitorohem nga Administrata Tatimore?

Administrata Tatimore ruan të drejtën e monitorimit administrativ nga zyra gjatë gjithë periudhës së vlefshmërisë së marrëveshjes. Gjithashtu, është detyrë e tatimpaguesit të respektojë dhe të përmbushë detyrimet që lidhen me TVSH-në, tatimin në burim, kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore etj.

Kam lidhur një marrëveshje për pagesën me këste të detyrimeve të papaguara, e cila përfundon në dhjetor 2026, dhe i kam paguar rregullisht detyrimet sipas kësaj marrëveshjeje. A mund të aplikoj për Marrëveshjen e Paqes Fiskale 2026?

-Një nga kushtet për të përfituar nga Paqja Fiskale është që tatimpaguesi të mos ketë detyrime tatimore të papaguara në momentin e aplikimit. Për rrjedhojë, tatimpaguesi që ka ende detyrime të pashlyera nuk mund të përfitojë nga Paqja Fiskale, edhe nëse për këto detyrime ka lidhur një marrëveshje për pagesën me këste.

Nëse në datën 7 qershor kryej aplikimin për Marrëveshjen e Paqes Fiskale për vitin 2026, brenda cilës datë do të më dërgohet drafti i marrëveshjes?

-Afati për aplikim për Marrëveshjen e Paqes Fiskale është data 5 qershor 2026. Aplikimet e paraqitura pas kësaj date do të refuzohen dhe nuk do të trajtohen.

Nëse aplikoj dhe dakordësohem për Marrëveshjen e Paqes Fiskale për vlerësimin e fitimit të tatueshëm dhe rritjen e tij me 18%, si do të kryhet shpërndarja, përllogaritja dhe pagesa e kësteve?

-Fitimi i tatueshëm llogaritet sipas formulës: fitimi i vitit paraardhës × 1.18. Rritja prej 18% shpërndahet në këstet paraprake për periudhën e mbetur të vitit, nga qershori deri në dhjetor 2026, si dhe për periudhën janar–mars 2027. Pagesa kryhet në baza mujore, brenda ditës së fundit të çdo muaji.

Si paguhen këstet e Tatimit mbi të Ardhurat e Korporatave (TAK) apo Tatimit mbi të Ardhurat Personale nga Biznesi (TAPB), kur kam nënshkruar Marrëveshjen e Paqes Fiskale për vitin 2026?

-Afati për pagesën e kësteve mujore, sipas kalendarit të përcaktuar në marrëveshjen e dakordësuar, është dita e fundit e çdo muaji.

Nëse ndryshoj elementet e veçanta të pasqyrave financiare për vitet 2023, 2024 apo 2025, sipas marrëveshjes së dakordësuar për vitin 2026, a do të më gjenerohen gjoba dhe kamatëvonesa si pasojë e ndryshimit të deklaratave tatimore përkatëse?

-Ligji parashikon mosaplikimin e dënimeve administrative. Gjobat dhe kamatëvonesat që mund të gjenerohen në sistem si rezultat i ndryshimit të deklaratave do të trajtohen dhe sistemohen nga Drejtoria Rajonale Tatimore përkatëse.

A mund të aplikoj për Paqen Fiskale duke kërkuar vetëm ndryshimin e elementeve të veçanta të pasqyrave financiare?

-Aplikimi për Paqen Fiskale kryhet duke konsideruar fillimisht vlerësimin e fitimit të tatueshëm në masën 18% krahasuar me një vit më parë. Nëse në formularin e aplikimit tatimpaguesi ka zgjedhur se do të kryejë rideklarim të pasqyrave financiare, këtij vlerësimi i shtohet edhe ndryshimi i elementeve të veçanta të pasqyrave financiare.

Kam nënshkruar një Marrëveshje të Paqes Fiskale për vitin 2026, në të cilën është dakordësuar rritja e fitimit të tatueshëm në masën 18%. Vitin e ardhshëm, a mund të riaplikoj përsëri duke kërkuar edhe ndryshimin e elementeve të veçanta të pasqyrave financiare?

-Aplikimi për ndryshimin e elementeve të veçanta të pasqyrave financiare mund të kryhet vetëm një herë dhe vetëm gjatë vitit 2026. Në vitet vijuese mund të aplikohet vetëm për vlerësimin e fitimit të tatueshëm.

Ekofin Media
Ekofin Media
pergjigje Pyetje tatimet “Paqja fiskale”
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Tirana, më shumë beton, më pak parqe dhe kënde lojërash për fëmijë

18:29 - Qershor 4, 2026

Strategjia e re për biznesin, synohet rritja e eksporteve, produktivitetit dhe inovacionit

17:20 - Qershor 4, 2026

Strategjia Industriale 2026–2030: Shqipëria kërkon të dalë nga modeli i ekonomisë me vlerë të ulët

16:46 - Qershor 4, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Tirana, më shumë beton, më pak parqe dhe kënde lojërash për fëmijë

gazetar_218:29 - Qershor 4, 20260

22 milionë lekë për mirëmbajtje, 32 kënde lojërash jashtë standardeve dhe mijëra fëmijë që ndajnë…

Paqja Fiskale 2026, Tatimet publikojnë sqarime të reja për bizneset

17:24 - Qershor 4, 2026

Strategjia e re për biznesin, synohet rritja e eksporteve, produktivitetit dhe inovacionit

17:20 - Qershor 4, 2026

Strategjia Industriale 2026–2030: Shqipëria kërkon të dalë nga modeli i ekonomisë me vlerë të ulët

16:46 - Qershor 4, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

18:29 - Qershor 4, 2026

Tirana, më shumë beton, më pak parqe dhe kënde lojërash për fëmijë

17:24 - Qershor 4, 2026

Paqja Fiskale 2026, Tatimet publikojnë sqarime të reja për bizneset

17:20 - Qershor 4, 2026

Strategjia e re për biznesin, synohet rritja e eksporteve, produktivitetit dhe inovacionit

Tirana, më shumë beton, më pak parqe dhe kënde lojërash për fëmijë

18:29 - Qershor 4, 2026

Paqja Fiskale 2026, Tatimet publikojnë sqarime të reja për bizneset

17:24 - Qershor 4, 2026

Strategjia e re për biznesin, synohet rritja e eksporteve, produktivitetit dhe inovacionit

17:20 - Qershor 4, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter